Black Friday, Cyber Monday dhe “Dita e Beqarëve“, që nga viti 2009 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë promovuar si ditët e zbritjeve, por janë rritur shpejt, duke u bërë ngjarjet më të mëdha në botë për shitjet online.
“Dita e Beqarëve” e njohur edhe si Double Eleven, ka origjinën nga data kalendarike 11 nëntor.
Lexoni gjithashtu:
Kur fillojnë shitjet e Black Friday?
Vitin e kaluar, Alibaba në “Ditën e Beqarëve”, arriti të shesë 30 miliardë dollarë mallra, duke e tejkaluar edhe Cyber Monday, ditë në të cilën janë shitur 7.9 milionë dollarë mallra.
Kompania hulumtuese Citic Securities, parashikon që shitjet e kësaj dite do të rriten për 20 deri 25%.
Alibaba-s iu deshën vetëm 1 minutë e 8 sekonda që të arrijë vlerën e shitjeve prej 1 miliard dollarësh.
Kompania njofton se pret që mbi 500 milionë përdorues të marrin pjesë në këtë ditë, apo rreth 100 milionë më shumë se vitin e kaluar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.