Oferta "Early Bird" e AllWeb zgjatet deri në 7 tetor! - Business Magazine Albania

Oferta “Early Bird” e AllWeb zgjatet deri në 7 tetor!

Oferta "Early Bird" e AllWeb zgjaten deri në 7 tetor!

AllWeb , konferenca vjetore që diskuton gjithçka rreth dixhitales, njofton  zgjatjen e ofertës së çmimeve Early Bird. Për shkak të kërkesës së shumtë dhe interesit  nga profesionistët e industrisë, pjesëmarrësit tani kanë kohë deri më 7 tetor 2024 për të përfituar nga tarifat e reduktuara të regjistrimit për këtë konferencë të shumëpritur.

Ky edicion i 7 i AllWeb në Shqipëri është gati të kthehet më 7 nëntor 2024 në Tiranë, duke sjellë me vete një sërë ekspertësh të nivelit ndërkombëtar dhe rajonal nga fusha e marketingut, teknologjisë dhe komunikimit digjital. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përfitojnë nga prezantimet më të fundit mbi inovacionet digjitale dhe marketingun, si dhe të marrin ide të vlefshme për bizneset e tyre.

Kjo konferencë është vendi i duhur për të gjithë ata që duan të jenë një hap përpara në botën digjitale dhe që kërkojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në këtë fushë gjithnjë e më të rëndësishme për suksesin e biznesit modern. AllWeb do të ofrojë një program të pasur me prezantime të cilësisë së lartë nga mbi 10 folës ndërkombëtarë dhe rajonalë, të cilët do të ndajnë përvojat dhe njohuritë e tyre në fushën e inteligjencës artificiale (AI), reklamat digjitale, krijimin e përmbajtjes, analizën dhe shumë më tepër.

Konferenca bashkon ekspertë nga sektorë të ndryshëm, përfshirë komunikimin, marketingun & teknologjinë, duke ndikuar ndjeshëm në ekonominë e tregut digjital. Mos harroni të përfitoni nga mundësia për të qëndruar përpara, duke marrë pjesë në konferencën një ditore në Tiranë,  më 7 Nëntor, tek Katedralja Ortodokse.

Lexo edhe:Përfitoni nga oferta Early Bird e AllWeb deri në 7 tetor!

—————————————————–

Kontakt:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose gerti@newmedia.al

#E Rëndësishme

Për ata që nuk e njohin, kjo Konferencë organizohet brenda një dite të vetme, nga ora 09:00 – 18:00. Ajo sjell bashkë folës të njohur ndërkombëtarë nga e gjithë bota dhe rajoni. Prezantimet janë dinamike, të shpejta, mbulojnë një gamë të gjërë temash dhe përfshijnë panele që diskutojnë komunikimet digjitale të tanishme dhe zgjidhjet inovatore për të ardhmen. Që nga viti 2012, më shumë se 3500 pjesëmarrës dhe  240 prezantues nga kompani ndërkombëtare si:

Google, Kompania Coca-Cola, TechCrunch, T-Mobile, McDonald’s, The Drum, Raiffeisen Bank, Microsoft, Escape Studio, Grupi Agna, Manifest Social, Vodafone, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna), Digitalizuj.me etj.

Nxitoni të përfitoni biletat me çmimin Early Bird deri më 07.10.2024 për vetëm 129euro!

#ËshtëPërMua?

Ky aktivitet është i vlefshëm për kompanitë, CEO-t dhe punonjësit e tyre që punojnë në departamentet e marketingut, komunikimit, PR, menaxhim, teknologji, inovacion, media e re, media sociale, strategji, sisteme informacioni etj: për agjencitë e Reklamave, Marketingut dhe PR dhe stafin apo klientët e tyre ; për mediat e reja dixhitale dhe tradicionale ; për sipërmarrjet e reja startup dhe drejtuesit e tyre ; konsulentët financiarë dhe Strategjikë; menaxherë brandesh / markash; ekspertë të shitjeve online; si edhe për cilindo që është përdorues i teknologjisë dhe që kërkon të dijë se çfarë parasheh e ardhmja e afërt e zhvillimve të komunikimit në një epokë tërësisht dixhitale.

Nxitoni të përfitoni biletat me çmimin Early Bird deri më 07.10.2024 për vetëm 129euro!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0