Fiat në muajin që lamë pas pësoi një rënie shitjesh prej 45.5%. Pjesa tjetër, Dodge 33.9%, dhe Chrysler me 24.0%.
Alfa Romeo bën përjashtim nga ky rast. Italianët kanë prezantuar së fundmi modelet e reja Giulia dhe Stelvio, CUV i parë i kompanisë.
Gjatë gjithë muajit Janar 2018, i gjithë grupi mundi të realizojë 131,834 shitje, me një rënie prej 16.3% nga e njëjta periudhë e një viti më parë.
Me gjithë “etjen” e tregut për kamionçinat e lehta, Dodge Ram ra me 19.3%. Ndërkohë ProMaster Commercial Vehicles, ra me 49.3%.
Ram dëshpërimisht duhet të bëjë ndryshimin me 2019 fullsize 1500 pickup truck, i cili pritet të futet në prodhim në muajt në vijim. Ai gjithashtu u shfaq për publikun edhe në North American International Auto Show në Detroit.
Shitjet e Ram, kanë qenë në rënie në 4 muajt që lamë pas. Ram pësoi një rënie të madhe me vetëm 28,389 dërgesa këtë muaj. Ndërkohë Ford F-Series kanë rënë me vetëm 2.0% në 54,972 njësi të dërguara. Ndërkohë, Chevrolet Silverado ka rënë me 9.9% e përkthyer në 40,716 njësi të dërguara. Të dhëna këto sipas WardsAuto.
Jeep gjithashtu regjistroi rënie në muajin Janar. Për fat të mirë për një shifër tepër modeste prej vetëm 1.9%, në lidhje me të njëjtën periudhë 1 vit më parë. Kjo e përkthyer në 59,703 njësi të dërguara. Modeli “best-selling” Grand Cherokee i Jeep, ra me 9.2%, 16,364 shitje për muajin Janar 2018.
Për Jeep, modeli Cherokee me +11.8% apo 14,621 units dhe modeli i ri Compass thuajse dyfish me 10,192 njësi të shitura.
Për Chrysler modeli Pacifica u rri me 15.3% në 8,011 njësi. Kurse Dodge regjistroi rritje vetëm me modelin Durango, me 4.9% apo 5,145 makina.
Alfa Romeo nga ana tjetër arriti të shesë vetëm 12 njësi në tregun amerikan. Kjo, në një pikë e pranueshme për vjetërsinë e saj, por edhe për faktin se ajo makinë është e ndërtuar për një qëllim të caktuar.
Ndërkohë Giulia vazhdon të rritet me 948 njësi të shitura në ditë. Ndërkohë Stelvio, i pari CUV i Alfa Romeo, me 688 njësi të shitura në ditë në muajin janar 2018.
Burimi: Wards Auto