Ajten Babani, gruaja që drejton sipërmarrjen me makina të tonazhit të rëndë

Ajten Babani, gruaja që drejton sipërmarrjen me makina të tonazhit të rëndë

~6 minuta lexim



Ajo mund të quhet pa frikë gruaja më e guximshme që ka ndërmarrë një sipërmarrje. Sipërmarrja e saj nuk është një sipërmarrje e jashtëzakonshme, por fakti që një femër drejton një “sipërmarrje burrash”, e bën atë disi të veçantë.

Quhet Ajten Babani dhe prej 17 vitesh drejton një sipërmarrje me makina të tonazhit të rëndë. Segment.sha është një kompani që operon në fushën e distribuimit të makinerive të ndërtimit në prodhim betoni dhe transport, shpërndarje betoni, makineri asfalti, pajisje minierash, kompresorë, linjë prodhimi, gjeneratorë. Kompania operon në Shqipëri dhe në Kosovë. Fabrikat e prodhimit nëpër botë, me të cilat punojnë me kontrata ekskluzive, janë për një kohë të gjatë dhe me të drejta të plota. Kompania operon në import dhe eksport nëpër vende tjera kryesisht Irlandë, Izrael, Arabi Saudite etj.

Lexo: Altin Prenga: Të gjithë i kemi borxh vendit tonë

Për BusinessMag.al Ajten tregon se fillimet e kësaj pune ishin që në kohën kur jetonte në Selanik. Atje ajo u bë pjesë e grupit të një kompanie greke, e cila synonte krijimin e degëve të saj në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Bullgari e Rumani. E punësuar si koordinatore për tregjet, propozoi që pas dy vitesh pune atje të kthehej në Tiranë për të drejtuar vetë degët në Shqipëri dhe Kosovë. “Më pas gjërat ecën vetë”, shprehet ajo. Bazat e forta juridike e kanë ndihmuar të ecë në hapat e duhur e për të mos u kthyer kurrë pas në atë që kishte nisur. Prej vitit 2007, kompania u ristrukturua me bazën e aksionereve dhe Ajten vazhdoi si ortake.

Mund t’ju duket e habitshme nëse ju themi cilat janë vështirësitë e një gruaje që drejton kompani me një armatë mjetesh të tonazhit të rënë. Jo nuk janë dëmtimi i pajisjeve, problemet e komunikimit me drejtuesit e automjeteve, apo diçka tjetër e ngjashme. Pengesa më e madhe për të është parajgykimi. Por ajo e ka gjetur forcën brenda vetes. “Puna nuk ka paragjykim kur ka seriozitet dhe buzëqeshje që vjen nga edukata”, thotë Ajten.

Lexo: Albi Zhulali, ëndrra nuk realizohet kurrë i vetëm

Por pse zgjodhi pikërisht këtë sipërmarrje?!  “Unë mendoj që nuk e zgjodha, ajo më zgjodhi mua. Shumë herët, që nga periudha e shkollës në mënyrë natyrale kam ofruar ide për të bërë biznes. Veten time e kam gjetur midis grupeve të punës për të realizuar projekte nga më të ndryshmet, jo gjithmonë kundrejt pagesës financiare. E kam patur gjithmonë kohën e zënë. Kafet në bare nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e kohës time”.

Aktualisht, ajo ka 42 punonjës, por në fillimet e saj kompania kishte vetëm 3 të tillë. Ajten thekson se nuk ka arritur të gjejë akoma ekuilibrat personale të ditës, pasi tetë orë punë në ditë për të janë shumë pak. Këtë e cilëson si defektin e saj më të madh.

Lexo: 17 vjeçari nga Durrësi, që krijoi kompaninë ndërkombëtare të Video Game

Në planet e së ardhmes ajo ka perfeksionimin e kësaj sipërmarrje duke siguruar edhe më shumë cilësi dhe siguri. “Shqiptarët në tërësi kanë një mungesë të theksuar dëshire për të vlerësuar dhe paguar për këto lloj shërbimesh. Prandaj projekti duhet të jetë i thjeshtë për t’u pranuar dhe efektiviteti i saj duhet të jetë i lartë”.

Trajnimet janë pjesë e pandashme e sistemit të krijuar prej saj.

Gjatë intervistës ajo zgjedh të ndajë me lexuesin disa këshilla për punonjësit:

  • nuk punohet sot për neser, duhet punuar sot për mot
  • duhet punuar për një target të përbashkët
  • puna duhet konsideruar një familje e madhe në të cilën kalohet shumë kohë, prandaj detyrat duhet të kenë përgjegjësinë reciproke për tu respektuar ashtu siç i kryeni natyrshëm në familjet tuaja
  • secili prej nesh duhet “think out of the box”
  • askush nuk është i pa zëvendësueshëm
  • buzëqeshja dhe mirësjellja duhet të jenë pjesë e CV-së tuaj

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia nuk është asgjë. E rëndësishme është që të kesh besim te njerëzit.”
— Steve Jobs
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0