Thënie nga Martin Luther King, për të kuptuar fuqinë e një vizioni

Ai kishte një ëndërr, po ashtu dhe ti! Thënie nga Martin Luther King, për të kuptuar fuqinë e një vizioni


A e dini se një nga këshilltarët e Martin Luther King i ka rekomanduar që ai të mos përmendë frazën “Unë kam një ëndërr” gjatë fjalimit të tij në shkallët e përmendores së Linkolnit në vitin 1963? Fatmirësisht, King e refuzoi këtë rekomandim.

Ai fjalim dhe shprehjet nga shumë të tjerë na kanë frymëzuar dhe na kanë dhënë forcë për të guxuar e për të ndjekur ëndrrat tona.

Këto janë pak nga perlat e King, për të na kujtuar fuqinë e një vizioni.

1. “Besimi është duke bërë hapin e parë edhe kur nuk mund të shihni të gjitha shkallët.”

2. “Në fund, nuk do të kujtojmë fjalët e armiqve tanë, por heshtjen e miqve tanë.”

3. “Vetëm në errësirë mund të shohësh yjet.”

4. “Nëse nuk mund të vraponi, atëherë ecni, nëse nuk mund të ecni zvarrituni, por çfarëdo që të bëni, duhet të ecni përpara.”

5. “Ërrësira nuk mund ta largojë errësirën: Vetëm drita mund ta bëj atë. Urrejtja nuk mund të largojë urrejtjen: Vetëm dashuria mund ta bëj atë.”

6. “Mos lejo asnjë njeri të të ulë aq poshtë sa ta urresh.”

7. “Asgjë në botë nuk është më e rrezikshme se injoranca e sinqertë dhe idiotësia e vetëdijshme.”

8. “Inteligjencë plus karakter, kjo është arritja e vërtetë e edukimit.”

9. “Kam vendosur të zgjedh dashurinë… Urrejtja është një barrë shumë e madhe.”

10. “Gjithsecili mund të jetë madhështor… sepse të gjithë mund të shërbejmë. Nuk duhet të kesh një diplomë fakulteti për të qenë i dobishëm. Ju nuk keni nevojë të bëni subjektin tuaj dhe foljen të bien dakord për të shërbyer. Të duhet vetëm një zemër plot me mirësi. Një shpirt që gjeneron vetëm dashuri.”

11. “Ata që nuk janë në kërkim të lumturisë kanë më shumë gjasa ta gjejnë atë, sepse ata që po kërkojnë harrojnë se mënyra më e sigurt për të qenë të lumtur është të kërkojmë lumturi për të tjerët.”

12. “Ne duhet të pranojmë pakënaqësitë e fundme, por kurrë të mos humbasim shpresën e pafund.”

13. “Njerëzit dështojnë të bashkohen, sepse kanë frikë nga njëri-tjetri, kanë frikë nga njëri-tjetri sepse nuk e njohin njëri-tjetrin, nuk e njohin njëri-tjetrin, sepse nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin”.

14. “Ne duhet të zhvillojmë dhe të ruajmë aftësinë për të falur. Kush ka fuqinë për të falur ka fuqinë për të dashur. Ka një të mirë në më të keqen tonë dhe një të keqe në të mirën tonë. Kur e zbulojmë këtë, ne jemi më pak të prirur të urrejmë armiqtë tanë”.

15. “Asnjë person nuk ka të drejtë të sjellë shi mbi ëndrrat e tua.”

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0