A e dini se sa është mesatarja e Ballkanit Perëndimor për sipërmarrësit? - Business Magazine Albania

A e dini se sa është mesatarja e Ballkanit Perëndimor për sipërmarrësit?

Të dhënat e Barometrit të Ballkanit të publikuara nga “Këshilli për Bashkëpunim Rajonal” në anketën e opinionit të bisnesit, tregojnë se në vitin 2023 është rritur numri i sipërmarrësve në Shqipëri që kanë jetuar dhe punuar jashtë vendit si pjesë të diasporës. Sipas të dhënave të anketës, në vitin 2023, rreth 26% prej tyre janë shprehur se kanë punuar dhe jetuar jashtë vendit të tyre.

Ndërkohë, në vitin 2022, të dhënat tregonin se 21% e drejtuesve të bizneseve në Shqipëri kishin punuar dhe jetuar jashtë. Referuar të dhënave të Barometrit të Ballkanit janë rreth 70% të bizneseve në Shqipëri, të cilët janë shprehur se e kanë kryer aktivitetin brenda kufinjve të vendit të tyre.

Shifrat tregojnë se Kosova ka përqindjen më të lartë të sipërmarrësve të cilët kanë jetuar jashtë vendit përpara se të vendosnin hapjen e një biznesi apo zgjerimin e tyre në Atdhe. Gati gjysma ose 47% e të anketuarve në Kosovë janë shprehur se kanë punuar jashtë vendit të tyre më parë. Kosova vijon të majë vendin e parë me përqindjen më të lartë, ndërkohë që këtë vit në vend të dytë gjejmë të pozicionuar Bosnje Hercegovinën. Të dhënat e paraqitura grafikisht bëjnë me dije se 28% e sipërmarrësve të anketuar në Bosnje kanë jetuar dhe punuar jashtë vendit.

Ndërkohë, mesatarja e Ballkanit Perëndimor për sipërmarrësit që kanë punuar dhe jetuar jashtë vendit të tyrë është 21%, ndërsa rreth 80% e sipërmarrësve e kanë kryer aktivitetin brenda kufinjve të vendit të tyre. Nëse do të analizonim vendet e tjera të rajonit për këtë tregues, të dhënat bëjnë me dije se vendi me përqindjen më të ulët të sipërmarrësve apo menaxherëve të cilët kanë punuar dhe jetuar si pjestarë të diasporës është Serbia dhe Mali i Zi me rreth 14%.

Të dhënat e Barometrit të Ballkanit mbështeten edhe nga të dhënat e Institutit të Statistikave mbi numrin e emigrantëve që po shtohet nga viti në vit. Ndër qëllimet kryesore se përse ato zgjedhin largimin nga vendi janë të ardhurat që synojnë, duke i kthyer ato shumë vite më pas në investime në vendin e tyre. Scan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0