A duhet fshirë Facebook-u? Flet eksperti që ka analizuar ‘lëvizjet’ e Zuckerberg prej më shumë se një dekade - Business Magazine Albania

A duhet fshirë Facebook-u? Flet eksperti që ka analizuar ‘lëvizjet’ e Zuckerberg prej më shumë se një dekade

Njeriu që krijoi Facebook-un. Një nga më të pasurit në botë. 39 vjeç, babai i tre fëmijëve. Po a është ai njeriu që solli diçka të mirë për njerëzimin?

Kësaj pyetjeje i është përgjigjur eksperti Michael Zimmer i cili ka ndjekur me përpikmëri çdo dalje publike të Zuckerberg apo çdo detaj lidhur me të, për më shumë se një dekadë. Nga 2004-a e deri më sot, ai thotë se ka mbi 1500 transkriptime që përmbajnë postime Facebook-u, intervista në media, qindra video të daljeve publike të Zuckerberg.

Sipas ekspertit, gjuha e Zuckerberg duhet parë me shumë vëmendje.

Shqetësimet rreth privatësisë së të dhënave në Facebook janë shumë të rëndësishme”, tha ai për mediat e huaja. “Nuk them që njerëzit duhet të fshijnë llogaritë e tyre, sepse kjo platformë ka edhe benefite, por duhet kuptuar se sa ekspozohet çdo përmbajtje aty. Ekziston rreziku që një ditë çdo përmbajtje e ruajtur të dalë sheshit.”

Ai shton se së fundmi Zuckerbeg ka filluar të ndajë postime për familjen, por është interesant fakti se ai rrallë nxjerr fytyrat e fëmijëve të tij. “Ai nuk do që fëmijët e tij të jenë në mediat sociale për çështje privatësie, për sigurinë e tyre. Por sigurisht platforma që ai ka ndërtuar skanon fotot tona dhe fytyrat.”

20 vite pas krijimit, Facebook po pasohet me një zinxhir shqetësimesh. Por Zuckerberg nuk u ndal me kaq, Instagram, WhatsApp janë po ashtu prodhim i tij. Thuhet se ai është trajtuar gjithnjë si “princ i familjes”, ndërkohë që i famshëm u bë pas mbarimit të universitetit të Harvardit.

Ai krijohi asokohe FaceMash, një Website që merrej me fotot. Më pas ai u zhvendos në Kaliforni atje ku u mor me krijimin e Facebook, me kohë të plotë. Kjo platformë pësoi një rritje të frikshme me biliona përdorues. Ishte e qartë se ky rrjet social gjigant do e ndryshonte botën përgjithnjë, por për mirë apo për keq?!


Në 2010-ën u pa se vende si Siria, Tunizia apo Egjipti e zgjidhën problemin e mediave të kontrollluara, duke krijuar llogaritë personale, aty ku mund të shkruanin çdo gjë. Facebook-u u kthye në një mjet të fuqishëm politik dhe çdo lider i botës është i vetëdijshëm për këtë.Megjithatë , “Perandoria e Zuckerberg” nuk është kaq pozitive sa duket, për demokracinë. Diçka që vlen të theksohet ka të bëjë me 10 prillin 2018, atë ditë kur Zuckerberg u shfaq në Kongresin Amerikan me një veshje krejt ndryshe nga ç’ishte parë zakonisht. Dukej sikur atë e kishin detyruar të ishte i pranishëm. Eksperti thotë se prej asaj dite, ai është transformuar dhe qëllimet e tij nuk kanë lidhje me ato të fillimit

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0