Pas 15 vitesh biznes, Edlina Losha ndan më së miri administrimin e biznesit dhe pushimet e saj - Business Magazine Albania

Pas 15 vitesh biznes, Edlina Losha ndan më së miri administrimin e biznesit dhe pushimet e saj

Edlina Losha

Edlina Losha dallohet për dashurinë për fëmjët, por edhe për ngjyrat, udhëtimet dhe perfeksionin. Me kopshtin “Princi i Lumtur” ajo ka arritur të krijojë një model për shumë kopshte të tjera në Tiranë.  

Prej 15 vitesh menaxhoni kopshtin Princi i Lumtur. Si e vlerësoni këtë rrugëtim?

Në këto 15 vjet, ky rrugëtim ka qenë sa i bukur dhe i lumtur, aq edhe i lodhshëm gjithashtu! Nëse do më duhej ta nisja nga e para, e sigurtë që NUK do zgjidhja të bëja këtë punë, por duke qenë se jam një njeri që po e mora një punë përsipër, ose do e bëj ashtu siç duhet, ose do shkrihem e do vdes (rrugë tjetër nuk ka, është e konsoliduar kjo pjesë), unë e kam bërë dhe madje duhet ta theksoj që e kam bërë mirë këtë punë! Ose të paktën jam përpjekur që ta bëj sa më mirë dhe me përkushtim, por të mos mendojë askush, që ka qenë e shtruar me petale trëndafili!

Artikulli u publikua më parë në faqen 76 të numrit 23 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 23 të saj.

Cilat kanë qenë sfidat në këto vite? A mund të na thuash elementë konkretë dhe si i ke zgjidhur për të ecur përpara?

Kam kaluar shumë peripeci! Siç e thashë edhe më lart, nuk e kam pasur të lehtë. Në Shqipëri vlerësohet mediokriteti, përtacia, vlerësohet “të qënurit i njëjtë dhe njësoj” me të tjerët. Nëse je ashtu, je ok! Por, nëse do të sjellësh risi dhe ndryshime, të çosh përpara jo vetëm emrin e biznesit tënd, por edhe emrin që ai përfaqëson, të rrisësh konkurencën, pikërisht këtë kam bërë unë këto vite. E them pa ndrojtje, që kam ndikuar në ndryshimin e këtij lloj biznesi në tërësi! E di shumë mire, që ndiqem nga mijëra vetë. Kudo që shkoj, më përmendin këtë apo atë gjë që kam bërë. Se sa “like” marr? Ky është tjetër muhabet! Siç e përmenda më lart, njerëzit nuk është se e shprehin admirimin, thjesht dinë të “marrin shembull”! Por, edhe kjo është diçka shumë e mirë, apo jo?

Çfarë ke mësuar nga gabimet e të bërit biznes dhe cilat nuk do që t’i përsëritësh më?

Nuk mund të them që kam bërë “gabime” të mirëfillta. Këto 15 vjet më vijnë para syve si 15 ditë. Jam përpjekur shumë, kam punuar shumë. Baza e parimit të punës sime, ka qenë drejtësia dhe ndershmëria në marrëdhëniet e mia me njerëzit. Jam e drejtpërdrejtë dhe e vërtetë. Jam munduar në fillim, veçanërisht me stafin. Lufta ime më e madhe, ka qenë në drejtim të stafit. Vitet e para të punës sime më çudiste stafi: Edukatorja e bënte vetë një punim, apo edhe një ngjyrosje të thjeshtë të një vizatimi. Mua më linte pa fjalë e gjithë kjo! Duke dashur që vizatimi të dilte sa më i saktë, sa më i përsosur dhe sa më i bukur, edukatorja e 15 viteve më pare, i merrte me vete në shtëpi të gjitha fletët e punës së fëmijëve, i ngjyroste vetë dhe të nesërmen vinte dhe më thoshte me krenari:-“ Kam punuar deri në 2 të natës, kam bërë ngjyrosje!”. – Po pse e bëre?- Sepse kështu bëja edhe tek kopshti tjetër ku punoja” …Mua nuk më pëlqente ky mentalitet, kjo farse, kjo gënjeshtër, ky “mundim” absurd. As pavërtetësitë e tyre në përballjen me prindërit. Kam punuar shumë me stafin në çdo drejtim, që ato të jenë të vërteta dhe të çiltra! Gabimi im më i madh?! Që kërkoj perfeksionin në punë, shoh edhe detajet më të vogla, më pëlqejnë rregullat dhe i zbatoj ato.

Cilat janë objektivat tuaja në të ardhmen në lidhje me biznesin? 

Objektivi im më i madh, qëllimi im më i madh, është që kjo punë që kam marrë përsipër, të më shkojë sa më mire. Unë e vlerësoj shumë moshën e fëmijëve, të cilët kam marrë përsipër të edukoj! Është një moshë vendimtare! Pra, ku do të kishte objektiv dhe pikësynim më të bukur, sesa të vijoj të edukoj dhe të rris brezat e fëmijëve në mënyrë sa më të mirë e të shëndetshme?!

Ju merreni me sipërmarrje, por edhe udhëtoni shumë. Si e organizoni kohën?

Kam edhe unë hobet dhe preferencat e mia si çdo njeri! Kam qejf lëvizjet dhe udhëtimet. Lëviz vërtetë, por kjo nuk më pengon në punën time. Vite më pare, vetëm punoja dhe nuk bëja pushime. Madje, as në verë nuk pushoja si gjithë të tjerët, por në muajin gusht, kur fëmijët iknin me pushime dhe kopshti ishte pothuajse bosh, unë bëja rregullime dhe punime. Por, një rast teksa kishin ardhur prindërit e një fëmije për regjistrim dhe unë po ju thoja “me mburrje” që: -“Unë nuk pushoj, por punova edhe në verë”, babai tha diçka që nuk do t’a harroj kurrë më, “Shumë keq që nuk pushoke. Ky mund të jetë tregues që ti je një person i lodhur! Pushimi i duhet gjithkujt! Nuk të bën dëm. Të ripërtërin. Të gjithë prindërit të mirëkuptojnë, kur pushon”.

Në fakt, ai prind kishte të drejtë! Që atëherë, i jap vetes mundësinë e një pushimi 2-3 ditor, të herëpashershëm dhe e pohoj me gojën plot, që e lë veten të relaksohem komplet! Ndërkohë, në institucionin që unë punoj ka hierarki – aty ka drejtoreshë dhe duke qenë se kam një staf prej shumë vitesh, punët janë ndarë më së miri! Pra, nuk më pengojnë udhëtimet që bëj në punën time të ngritur tashmë!

Artikulli u publikua më parë në faqen 76 të numrit 23 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 23 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0