Si kanë udhëtuar paratë e shqiptarëve nëpër dekada, nga monedhat e fshehura nën dyshek te transaksionet moderne me një klik në telefon?
Ky udhëtim unik në kohë është në qendër të dokumentarit më të ri, që eksploron evolucionin e financave personale dhe ndikimin e teknologjisë në jetën e përditshme të shqiptarëve.
Dokumentari sjell në ekran rrëfime autentike dhe pamje të rralla nga e kaluara, me ndihmën e Arkivit Qendror të Filmit, duke përkujtuar rrugëtimin e shqiptarëve nga ekonomitë e thjeshta familjare drejt teknologjive financiare të shekullit të 21-të.
Lexo edhe: iute merr licensë në BE
Ky dokumentar pasqyron sfidat dhe sukseset e popullit shqiptar në përballje me ndryshimet ekonomike, përfshin gjithashtu momente inspiruese, si prezantimi për here të pare në 2015 I një vizioni të ri për paranë nga Estonia, nëpërmjet iute.
Në video shfaqen edhe disa nga figurat më frymëzuese shqiptare të momentit si përfaqësuesit tanë në Eurovizion Shkodra Elektronike, kampionia Luiza Gega dhe zëri më i dashur i tifozave Alban Xhihani.
Ky projekt, i realizuar me rastin e 10-vjetorit të Iute në Shqipëri, fton shikuesit të reflektojnë mbi rrugëtimin nga kursimet e thjeshta në trasta deri te financat digjitale që po transformojnë ekonominë shqiptare sot.
Dokumentari do të shfaqet në Cineplexx, duke ofruar një përvojë kinematografike për të gjithë ata që duan të zbulojnë se si teknologjia po ndryshon mënyrën si menaxhojmë paranë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.