Pse Jeff Bezos po planifikon të shesë deri në 5 miliardë dollarë aksione të Amazon? - Business Magazine Albania

Pse Jeff Bezos po planifikon të shesë deri në 5 miliardë dollarë aksione të Amazon?

Pse Jeff Bezos po planifikon të shesë deri në 5 miliardë dollarë aksione të Amazon?

Jeff Bezos do të shesë deri në 25 milionë aksione të Amazon, sipas një dosjeje të re të dorëzuar në Komisionin Amerikan të Letrave me Vlerë (SEC).

Amazon bëri të ditur të premten, përmes raportit tremujor të dorëzuar në SEC, se themeluesi miliarder i kompanisë ka miratuar një plan tregtimi “në përputhje me rregulloren 10b5-1(c)” që në fillim të muajit të kaluar, për të shitur deri në këtë sasi aksionesh.

Vlera e këtyre 25 milionë aksioneve të Amazon ishte mbi 4.7 miliardë dollarë mëngjesin e së premtes.

Plani i ri i lejon Bezos-it, i cili e themeloi Amazon më shumë se tre dekada më parë dhe aktualisht shërben si kryetar ekzekutiv i kompanisë, të shesë aksionet “gjatë një periudhe që përfundon më 29 maj 2026, në varësi të disa kushteve”, sipas raportit tremujor.

Lexo edhe:Warren Buffett largohet nga drejtimi i Berkshire Hathaway pas 60 vitesh

Një dokument tjetër i dorëzuar në SEC tregon se Bezos zotëronte drejtpërdrejt mbi 909.4 milionë aksione të gjigantit të tregtisë elektronike deri më 3 mars.

Kjo nuk është hera e parë që themeluesi i Amazon ndërmerr plane për shitjen e aksioneve. Më parë, në shkurt 2024, ai kishte shitur 50 milionë aksione përmes disa fazave të ndryshme, duke arkëtuar mbi 8.5 miliardë dollarë.

Pjesa më e madhe e pasurisë së tij, e cila kap vlerën e mbi 200 miliardë dollarëve, vjen pikërisht nga aksionet e tij në Amazon. Mëngjesin e së premtes, Forbes e vlerësonte pasurinë e tij personale në 205.4 miliardë dollarë, duke e renditur si personin e dytë më të pasur në botë, pas CEO-së së Tesla, Elon Musk.

Përveç Amazon, Bezos është pronar i The Washington Post dhe themelues i kompanisë hapësinore Blue Origin.

nyp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0