Warren Buffett largohet nga drejtimi i Berkshire Hathaway pas 60 vitesh - Business Magazine Albania

Warren Buffett largohet nga drejtimi i Berkshire Hathaway pas 60 vitesh

Warren Buffet: "Këto 5 zakone ndajnë njerëzit e pasur nga të tjerët"

Warren Buffett, një prej investitorëve më të njohur në botë, ka njoftuar tërheqjen nga drejtimi i konglomeratit Berkshire Hathaway pas gjashtë dekadash në krye të kompanisë. Në takimin e 60-të vjetor të aksionarëve në Omaha, Nebraska, 94-vjeçari bëri të ditur se Greg Abel, nënkryetar aktual i operacioneve jo-siguruese, do të propozohet si drejtori i ri ekzekutiv në fund të këtij viti.

“Ka ardhur koha që Greg të marrë drejtimin,” tha Buffett përpara bordit, pa dhënë një njoftim paraprak. Ai shtoi se do të mbetet i përfshirë në disa raste, por se udhëheqja duhet t’i kalojë plotësisht Abel-it.

Lexo edhe: Warren Buffett: “Këto 5 zakone ndajnë njerëzit e pasur nga të tjerët”

Lajmi u prit me duartrokitje nga dhjetëra mijë aksionarë të mbledhur në Omaha. Aksionet e Berkshire Hathaway arritën një rekord prej 809,808.50 dollarësh, duke reflektuar suksesin e vazhdueshëm të kompanisë nën drejtimin e Buffett.

Buffett deklaroi gjithashtu se nuk ka ndërmend të shesë aksionet e tij: “Nuk kam asnjë qëllim – zero – të shes një aksion të Berkshire Hathaway.”

Burimi: Financial Times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0