Ndikimi i COVID-19, Studim për komunitetin e startup-eve në Shqipëri

Ndikimi i COVID-19, Studim për komunitetin e startup-eve në Shqipëri


Fondi i Investimeve të Inovacionit (INNVEST) dhe Qendra e Inovacionit Protik po kryejnë një studim për të vlerësuar perceptimin e Komunitetit të Startup-eve në Shqipëri, mbi ndikimin e COVID-19.

Studimi do t’i ndihmojë ata të identifikojnë problemet, kufizimet dhe sfidat për të përmirësuar hartimin e politikave sipërmarrëse dhe strategjinë gjithëpërfshirëse të komunitetit ndërkombëtar, për të vendosur burime në dispozicion të startup-eve, që kanë nevoja kritike.

Lexoni: Pa punë por me ide biznesi?! Qeveria mund t’ju japë deri në 500 mijë lekë

Nëse startup-i juaj dëshironi të kontribuojë, mund të plotësoni pyetësorin duke klikuar këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0