Diaspora Shqiptare: Coronavirusi infekton sistemin ekonomik!

Diaspora Shqiptare: Coronavirusi infekton sistemin ekonomik!


Nga Ardian Lekaj, kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare
Për Romakët e vjetër muaji mars ishte muaji i parë i vitit kalendarik dhe festonin Vitin e Ri. Siç duket ardhja e pranverës i zgjonte nga gjumi dimëror dhe u jepte energji te reja. Por, këtë nuk mund ta themi sot për marsin e 2020-ës, në këtë vit kur epidemia COVID-19 është shpërndarë në mbi 140 shtete.

Lexo: Rama: Pagat e punonjësve privatë në karantinë do t’i mbulojë shteti
Megjithëse gjendja është goxha e tensionuar, nuk ka kohë dhe vend për pesimizëm. Optimizmi është mekanizmi më i mirë për të mbijetuar. Një optimist e ka më të thjeshtë t’i japë rrugëzgjidhje një situate si kjo e sotmja se sa ai që shikon vetëm problematika.

Në fund të viteve 1900, Bota ishte e tensionuar se si do të kalonte ndryshimi digjital në vitet 2000. Kjo situatë u kalua më kollaj se çdokush e mendonte. 10 vjet të shkuara, përballuam krizën financiare, ndaj dhe sot nuk është e domosdoshme të jesh ekonomist për të kuptuar se kjo që po përjetojmë sot është vetëm kriza e radhës.

Natyrisht që pas krizës financiare të viteve 2008-2010 Bankat Botërore dhe Qeveritë kanë më pak rezerva për të përballuar krizën e re, ndaj dhe teori të vjetra ekonomike nxirren nga raftet dhe përdoren në treg. E tillë është teoria “helicopter money” të cilën e prezantoi për herë të parë ekonomisti Milton Friedman në vitin 1969. Ai u përpoq të shpjegonte efektin në ekonomi të pareve që “bien nga qielli”. Kjo teori u rizgjua në fillim të viteve 2000 nga Ben Bernake, ish Guvernatori i Rezervave Federale, i cili pretendonte se në një mënyrë të tillë të hedhjes së parave në treg do t’i pengohej deflacioni. Këtë iniciativë e zbatuan kohët e fundit edhe shtete si Hong Kong, Macau apo Singapori. Për çdo qytetar mbi 18 vjeç dhe rezident ne Hong Kong qeveria dha 1200$. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një metodë apo skemë monetare e qeverisë për rishërndarjen e të ardhurave pa asnjë implikacion monetar, rezultatet konkrete të së cilës ndoshta nuk do te dalin kurrë në pah.

 

A mund të parashikohej apo parandalohej kjo situatë në të cilën ndodhemi sot?

Po të kishte një komunikim më transparent Botëror, sigurisht që efektet do të kishin qenë më të kontrollueshme. Po si në shumë raste epidemish kjo gjë u nënvleftësua dhe bile u fsheh informacioni i situatës fillestare në Kinë. Falë sistemit njëpartiak Kinez, ata arritën që qytete dhe fshatra t’i fusin në izolim total dhe të ngrenë spitale imediate të ndihmës së shpejtë brenda javës. Kuptohet se pas një reagimi të tillë vendin e zë ankthi dhe paniku për të nesërmen.

Mendoj se sot jemi në një luftë ekonomike. Kjo situatë ishte e pashmangshme për ekonominë botërore. Diçka e këtij apo atij lloji do të ndodhte, pasi ekonomia nuk mund të vazhdonte në të njëjtën mënyrë. Paraja sot nuk ka asnjë vlerë, bile dhe interesi bankar në Europë është negativ. Zhvillimi teknologjik i përmbushi kërkesat minimale të konsumatorëve dhe kërkesa kaloi në luks. Kjo krizë padyshim do të jetë më e forta pasi ka kapur edhe sektorin e shërbimeve, gjë që nuk është parë më parë.

Lexo: Kujdes këmbësorë! Masa të reja shtrënguese janë marrë në këtë kohë pandemie

Tremujori i parë i vitit ishte negativ për shkak të ekonomisë Kineze, tremujori i dytë akoma më keq për shkak të ekonomisë Amerikane dhe Europiane.

Rënia pa diskutim do të jetë globale. Të paktën askush në Botë sot, nuk do të habitet meqë në vitin 2020 nuk do të ketë rritje ekonomike, por do të ketë falimentime dhe papunësi.

E megjithatë kjo krizë ka edhe anët e saj pozitive:

– Ka më pak lëvizje nëpër Botë, gjë që i gëzon ambjentalistët. Natyrës padyshim do t’i kushtohet një vëmendje më e veçantë;

– Njerëzit çuditërisht më në fund po gjejnë kohë për njëri-tjetrin. U thyen ngricat në marrëdhënie dhe po kalohet në përkujdesje;

– U vërtetua se globalizimi i produkteve jetike nuk po funksionon dhe do të japë impulse të reja për produktet lokale;

– Do të lindin sisteme dhe mekanizma të rinj financiarë për të drejtuar ekonominë Botërore. Sistemi i vjetër është i lodhur, mekanizmat kredituese në ekonomi nuk kanë dhënë rezultate të mjaftueshme;

– Iniciativa të reja teknologjike do të zhvillohen për të udhëhequr jetën e re globale;

– E-commerce do të marrë impulse dhe dimensione të reja.

Në gjithë këtë situatë të tensionuar roli i Qeverisë Shqiptare është deçiziv dhe duhet vepruar në mënyrë efektive për ngadalësimin e infeksionit ekonomik. Ekonomia e sotme nuk është gjë tjetër, veçse një ingranazh lëvizës, ku ka një ndërthurje mes individëve, kompanive, konsumatorëve dhe institucioneve bankare e financiare. Ky ingranazh nuk duhet të ndalojë dhe duhet të jetë gjithnjë në lëvizje.

Pa diskutim që vendimet e Qeverisë deri tani për karantinën dhe izolimin janë të domosdoshme dhe shumë të arsyeshme, por në totalin e saj në rast se nuk gjendet ekuilibri i duhur që ingranazhi ekonomik të vazhdojë të rrotullohet, do ta çojë vendin në katastrofë ekonomike.

 

Nuk ka vend për panik.

Duhen krijuar grupe pune me specialistë të ekonomisë për të gjetur mënyrën se si të stimulohet politika fiskale pa krijuar borxh të mëtejshëm, dhe në veçanti se si të plotësohen disa prioritete bazike siç janë:

Lexo: Kush e ka fajin për pandemitë?

– Individët të marrin rrogat edhe kur ju duhet të qëndrojnë në karantinë, në mënyrë që të kenë mundësi të paguajnë shpenzimet ditore;

– Nëpërmjet politikave mbështetëse financiare kompanitë private të arrijnë të mbijetojnë në këtë situatë;

– Sistemi financiar të mos infektohet nga kriza virale shëndetësore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0