Shërohet plotësisht pacienti i parë me koronavirus në Shqipëri

Shërohet plotësisht pacienti i parë me koronavirus në Shqipëri


 Një pacient me koronavirus në spitalin Infektiv në Tiranë ,është shëruar plotësisht.  “Sot edhe testi i dytë për të doli negativ, çka tregon se ai është plotësisht i shëruar”, njoftoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ai është kontakti i parë i pacientit zero, ose personit të parë të identifikuar me koronavirus në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe kryeministri Rama.

Babai i djalit 29-vjeçar rezultoi pa koronavirus edhe dy ditë më parë, por nevojitej një test i dytë për ta konfirmuar tërësisht zhdukjen e virusit.

“Një pacient tjetër është në pritje të rezultatit të testit të dytë, pasi në të parin ka rezultuar i shëruar, pa koronavirus”, shkruan ministrja Manastirliu.

“Ju lutem kujdes! Të prekurit po shtohen, spitali Infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës. Ju lutem qëndroni në shtëpi. Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi 127!”, bën thirrje ministrja.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0