Richard Branson sfidon Elon Musk me Virgin Hyperloop One e tij

Richard Branson sfidon Elon Musk me Virgin Hyperloop One e tij


Richard Branson është duke marrë kontrollin e një kompanie për transportin supersonik. Kjo, e vë atë në kompedicion direkt me Elon Musk.

Virgin Hyperloop One quhet programi i tij dhe ai deklaroi se ka gjetur edhe $50 milion të tjera për të. Kjo, e ndjekur nga investimi paraardhës nga Virgin Group i Branson. Kështu. Hyperloop One, u quajt Virgin Hyperloop One.

“Une jam i lumtur për zhvillimet e fundit në të dhe fakti që unë tashmë jam drejtuesi i saj”. – u shpreh ai.

Virgin Hyperloop One dhe The Boring Company e Elon Musk të dyja janë duke zhvilluar transport supersonik. I pari që “hapi lojën” ishte Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX. Ai hodhi idenë e një tubi të madh me vakum në vitin 2013. Ajo do të transportonte pasagjerët nga New York në Los Angeles për 45 minuta.

Kompania e Richard Branson prezantoi në shtatr 10 qytete finaliste ku do të fillojnë të bëhen instalimet e para. Gjithçka pritet të përfundojë në vitin 2021.

Të hënën kompania tha se kishte arritur një shpejtësi prej rreth 386km/h në testin e tyre më të fundit.

The Boring Company nga ana tjetër, planifikon të ndërtojë një rrjet nën tokësor në Los Angeles, dhe të përparojë nga kjo pikë. Kompania thotë se kjo do të lejojë udhëtimet me tren midis New York dhe Washington në më pak se 30 minuta. Të bësh një tunel është goxha e shtrenjtë, kështu që ata mendojnë të reduktojnë kostot duke ndërtuar tunele 50% më të ngushtë se ata të zakonshëm.

Elon Musk dhe Richard Branson gjithashtu kanë karriera paralele në fushën hapsinore gjithashtu. Branson është themelues is Virgin Galactic, konkuren i drejtpërdrejtë i SpaceX nga Musk. Por Virgin Galactic ende nuk ka shkuar në hapësirë ndërkohë që SpaceX po shpenzon goxha kohë e para në International Space Station.

Burimi: CNN Money

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0