Malajt nuk ia mbyllin dot gojën, do të flasë Strasburgu

Malajt nuk ia mbyllin dot gojën, do të flasë Strasburgu


Sabina Veizaj, gazeta Si

Arben Malaj është një hap larg shkarkimit nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.  Komisioni për Ekonominë dhe Financat vendosi që propozimi të kalojë për votimin në Kuvend, ditën e mërkurë në seancën e fundit plenare për këtë vit.

Vendimi i komisionit u krye me dyer të mbyllura. Kreu në ikje i  këtij komisioni Arben Ahmetaj bëri me dije se pro shkarkimit të Z. Malaj ishin 12 vota të deputetëve të maxhorancës, kurse 5 deputetët e pranishëm të opozitës dhanë votën kundër shkarkimit. 

  1. Malaj përmes studios së avokatisë që e përfaqëson Daci & Associates në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, do ta shpjerë çështjen në Strasburg.

Sipas avokatit të tij, Jordan Daci çështja e Z. Malaj i plotëson të gjithë kriteret që ai të kërkojë një dëmshpërblim maksimal, edhe 5 mln euro në Strasburg nga Qeveria Shqiptare për cenim integriteti dhe shpifje. Deri tani këto mbeten dy akuzat që avokati ka artikuluar se do të depozitojë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Sipas tij, ai i propozoi z. Malaj dhe akuzën penale për shpërdorim detyre, por Malaj nuk ka pranuar. Gazeta “Si” mësoi prej avokatit se z. Malaj nuk do të kërkojë shumën maksimale të dëmshpërblimit në Strasburg.

Lexo: Arben Malaj paralajmëron kujdes me bitcoin

Pyetjes së drejtpërdrejtë nga gazeta “Si” se sa do t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë çështja e tij deri në Strasburg, Malaj u përgjigj; “Pyesni propozuesin e masës”- duke pasur parasysh Kryministrin Edi Rama. Por më herët në seancën e Komisionit për Ekonominë ai u shpreh se nuk do të donte ti bëhej barrë e shtuar taksapaguesëve shqiptarë.

Çfarë ndodhi në Komision?
Arben Malaj kërkoi nga Komisioni i Ekonomisë që seanca për shkarkimin e tij të shtyhej me argumentin se propozuesi i shkarkimit të tij nuk ishte prezent në seancë dhe ai e avokati i tij Jordan Daci  nuk kishin kujt ti drejtonin pyetjet.

“Kryeministri ka marrë vendimin dhe nuk ka sjellë përfaqësi. Nuk po kërkoj që të jetë kryeministri këtu, ai duhet të jetë atje ku ka më shumë nevojë për të, por duhet të autorizonte dikë që të ishte i pranishëm këtu. Unë nuk jam magazinier. Nuk dua asnjë qindarkë nga taksapaguesit shqiptarë, por lënia në mes e këtij procesi do ti rëndojë taksapaguesit nga vendimi i gjykatës së Strasburgut”- u shpreh Malaj.

Malaj kërkoi nga kreu i komisionit Ahmetaj që t’i shpjegonte se kush ishte propozuesi real i shkarkimit pasi sipas tij ka një përplasje kompetencash dhe qëndrimesh pasi “ Kërkesa është bërë fillimisht nga një grup prej 28 deputetësh e më pas kryeministri ka urdhëruar zv/kryeministrin për të vendosur shkarkimin tim. I kemi kërkuar qeverisë procesverbalin e mbledhjes dhe regjistrimin e zërit. Nuk është vënë në dispozicion. Kërkesa për shkarkimin tim ka hyrë e dalë nga kuvendi disa herë dhe nuk ka ngjarë asgjë”- tha Malaj gjatë fjalës së tij.

Në përgjigje të Malaj dhe avokatit të tij, kreu i komisionit Ahmetaj u shpreh se ka qenë një grup deputetësh që kanë ndjekur procedurën e Këshillit të Ministrave .  Gjatë fjalës së tij Malaj u shpreh se “Pavarësia e Bankës së Shqipërisë është më e rëndësishme se çdo karrige dhe do të mbrohet në të gjitha instancat ligjore.”

Vrasja e fjalës së lirë, tha ai, ka krijuar kriza sociale të mëdha. “Parandalimi i krizave nuk vjen nga heshtja. Duke u përballur me 28 deputetë dhe me sulltanin (Rama) i kam shërbyer me dashuri dhe integritet maksimal. Akuzohem se nuk kam qenë në media për gjendjen ekonomike. Nuk ka muaj që nuk kam dhënë deklarata për politikat fiskale. Prezenca ime publike ka qenë maksimale, si për politikat monetare ashtu edhe për ato fiskale.”- u shpreh ai.

“Ju nuk doni pavarësinë e Bankës së Shqipërisë”, tha Malaj,  por karrigen e anëtarit të këshillit mbikëqyrës. Sipas tij,  Banka e Shqipërisë ka dalë me një procesverbal ku tregon se është e kënaqur me shërbimin e Z. Malaj dhe se nuk ka asnjë ankesë.

Ai u shpreh se “Ligji i bankës më lejon të jem anëtar partie por nuk jam. Do e shoh kur të hapet sistemi politik dhe të ndryshojë Kodi Elektoral dhe mund ta mendoj ku është më i dobishëm funksioni im në bankë apo në ndonjë lëvizje e re politike. Ligji i bankës më lejon të punoj në Bankë private. Këtu nuk ka asnjë problem. Por ky ligj duhet të ndryshoj pasi duhet mbrohet banka nga duart politike. Anëtarët e këshillit janë ndjerë shumë keq për këtë veprim, dhe kjo do të dëshmohet më vazhdim. Kam kërkuar që bazuar në Direktivat e OECD që banka të demokratizohet.” Ai akuzoi se gjithçka po bëhet kundër tij është thjesht dhe vetëm politike, jo profesionale duke theksuar se “nga sulmi politik që po më bëhet mua  po cenohet pavarësia e BSH”.

Avokati i tij, vuri alarmin se çështja e Malaj mund të shkaktojë një 97” të dytë duke argumentuar se po bëhet model për ti mbyllur gojën edhe anëtarëve të tjerë të Këshillit Mbikqyrës në një moment kritik për ekonominë shqiptare. Seanca e komisionit ishte e tensionuar ku herë pas here ka pasur replika edhe personale mes kreut të komisionit Ahmetaj dhe Z. Malaj. Ajo që u vu re gjatë seancës, anëtarët e maxhorancës nuk bënë asnjë koment dhe asnjë pyetje në drejtim të Z. Malaj, kurse deputetët e opozitës ishin në bashkë n pro Z. Malaj.

Lexo: Arben Malaj: debati agresiv e banal në politikë po ul besimin e qytetarëve

“Më vjen keq për deputetët socialistë që rrinë kokëulur dhe heshtin. Ky nuk është gjyqi im por i juaj, që doni të fusni duart në çdo institucion. Edhe ti Ahmetaj je pjesë e këtij grupi.”- tha Malaj. Këshilli i Ministrave do të kërkonte shkarkimin e z. Malaj me argumentin e thyerjes së Kodit të Etikës së Bankës së Shqipërisë duke shprehur gjatë daljeve publike edhe qëndrime të tijat personale politike që nuk kanë lidhje me pozicionin e tij në Bankën e Shqipërisë. 

“Në analizë të këtyre normave të sjelljes, gjatë vitit 2018 dhe në vazhdim, z. Arben Malaj, i emëruar nga Kuvendi si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ka pasur si sjellje konstante dalje publike dhe deklarim të qëndrimeve personale, edhe të natyrës politike, të palidhura me politika mbikëqyrjeje të Bankës së Shqipërisë dhe që nuk gjejnë asnjë referim në çështje të diskutuara në veprimtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, apo që mund të klasifikohen si veprimtari në shërbim të edukimit të publikut mbi tregun bankar.”- citohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0