Arben Malaj: debati agresiv e banal në politikë po ul besimin e qytetarëve - Business Magazine Albania

Arben Malaj: debati agresiv e banal në politikë po ul besimin e qytetarëve


Komunikimi është kyç mes klientit dhe shitësit, punonjësit e punëdhënësit, e po ashtu mes politikës e qytetarëve. Por, komunikim brenda politikës e institucioneve reflekton po ashtu nivelin e qeverisjes dhe besimit që qytetarët kanë tek ata. Së fundi debatet janë shtuar pas refuzimit të Presidentit për dekretimin e Ministrit të Jashtëm. Prof.Arben Malaj, ekonomist, ish ministër i Financave, thotë se ky nivel debati duhet shmangur, në mënyrë që të mos shkatërrohet besimi i qytetarëve tek politika dhe të mos rritet dëshira për emigracion.

Nga prof. Arben Malaj

Qeverisja me agresivitet dhe banalitet është vetë-shkatërrues për një komb. Duke u bazuar në agresivitetin, banalitetin dhe shkallën e përfshirjes në banalitet reciprok të krerëve të institucioneve kushtetuese, ky realitet shoqëror dhe politik nuk gjendet në asnjë periudhë tjetër shtetformuese të vendit tonë. Në fazat e hershme të shoqërisë feudale, njerëz që ndjeheshin të fyer nga dikush, e ftonin ofenduesin e tyre në duel, ku njëri prej tyre do të vritej dhe të tjerët do të mësojnë që njerëzit nuk mund të fyhen lehtë.

Edhe në rastet e zbatimit të duelit, para fillimit të tij i kërkohej ofenduesit t’i kërkonte ndjesë të ofenduarit. Nëse kjo arrihej, arma nuk shkrepej.

Qeverisja me agresiviteti dhe banalitet publik, qeverisja me fise, klane apo “duele publike” është e pranishme edhe në shoqërinë moderne.

Vitet e fundit, në disa vende ka një prirje përkeqësuese të këtij fenomeni, por rregulli moral që askush nuk duhet të ofendojë kolegun e tij në mënyrë banale publike dhe jo publike, duhet të jetë një rregull i art dhe duhet zbatuar në mënyrë të detyrueshme nga çdo individ dhe në veçanti nga individë që kanë përgjegjësi publike.

Në shoqëritë moderne, e vetmja armë për të “vrarë” ofenduesin tuaj publik për shkak të mandateve tuaja publike, mbetet dhe duhet të jetë suksesi juaj në mandatet publike, politike dhe qeverisëse.

Një ofendim publik mund t’ju dëmtojë vetëm përkohësisht, por nuk ju vret dot sepse nëse keni mirëqeverisur dhe jeta e tyre është përmirësuar, me ju, në sfidat tuaja publike do të jenë disa qindra mijëra përkrahës publikë.

Si është e mundur që këta ofendues publikë me agresivitet dhe banalitet konkurrues, të përbetohen se po vuajnë nga lodhja për të plotësuar të gjitha kriteret për të ardhmen e Shqipërisë Euro-Atlantike, që me shumë sakrifica janë duke bërë gjithçka që është e mundur për ta bërë më të lehtë dhe më të mirë jeten e shqiptarëve?!

Për fat të keq, ky virus i agresivitetit dhe banalitetit publik shfaqet herë pas here edhe në Kosovë.

Duke ndjekur në median e shkruar, vizive dhe në rrjetet sociale agresivitetin dhe banalitetin në sulmet personale midis drejtuesve të institucioneve tona kushtetuese kushdo pyet veten, si mundet ky agresivitet dhe banalitet t’i bindë shqiptarët se Shqipëria po bëhet apo do të bëhet më mirë?!

Sa po e  vret shpresen kjo sjellje, sa po e vret dashurinë e të rinjëve për ta dashur dhe për të mos e braktisur atdheun e tyre?!

Lexo: Shumë PR, pak komunikim

Sa ky agresivitet dhe banalitet publik e ushqen pasigurinë e shqiptarëve dhe sa shumë e ushqen braktisjen e vendit… aq sa nga një vit në tjetrin dëshira për të ikur nga Shqiperia ka arritur deri në 60% të popullsisë?!

Shqiptarët po humbasin burimet humane më dinamike dhe novatore të zhvillimit, po humbasin shpresën për të ardhmen, po humbasin dinamizmin e shoqërisë tonë.

Vendi rrezikohet të sundohet nga ndenjat e frikës dhe jo vizionit, nga pasiguria e rendit dhe paqartësia e politikave ekonomike dhe ambjentit të biznesit. Po dominohet nga agresiviteti dhe banaliteti publik.

Të marra së bashku dhe të integruara në efektet e tyre direkte dhe indirekte ato e bëjnë më të vështirë të ardhmen tonë. Prandaj, eliminimi i këtij modeli banal të debatit publik është domosdoshmëri jetike për të sotmen dhe të ardhmen e vendit dhe Kombit tonë.

Lexo: Lufta më e madhe e njerëzimit është…

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0