Debati për 5G, Huawei: Nuk kemi ndërmend ta sjellim në Shqipëri

Debati për 5G, Huawei: Nuk kemi ndërmend ta sjellim në Shqipëri


Ndërtimi i rrjetit 5G nga kompania kineze Huawei ka shkaktuar debate në opinionin publik në Shqipëri, po ashtu ka krijuar impakt te qytetarët.

Alarmi që dha ambasada e SHBA-ve ka bërë që të reagojë qeveria, por njëkohësisht ka krijuar dhe një farë frike tek qytetarët sa i përket sigurisë.

Ish-Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka deklaruar se paralajmërimet e aleatëve janë të rëndësishme. Sipas Klosit, e rëndësishme është që qeveria të njoftojë kompanitë në lidhje me këtë çështje.

Ish-kreu i SHISH, ka vlerësuar çdo paralajmërim të bërë nga SHBA, rreth kujdesit që duhet bërë në lidhje me kontraktimin e kompanisë kineze Huawei për ndërtimin e rrjetit 5G. Sipas Klosit është e rëndësishme që qeveria të njoftojë kompanitë, ndërsa thekson se 5G duhej të ishte ndërtuar nga amerikanët.

“Çdo paralajmërim nuk është kurrë i tepërt. Është një këshillë që thotë bëj kujdes, por kaq. Pastaj po të isha unë qeveria do thosha që do bëj kujdes, do ti them dhe firmave që kanë operatorët në Shqipëri që dhe ato të bëjnë kujdes se na kanë thënë aleatët e mëdhenj. 5G duhet ta kishin bërë amerikanët, se katër të parët i kanë bërë ata. Është krijuar ky problem, merre me mend tani në popull, çfarë do na vjedhin kinezët. Nuk është normale”, ka deklaruar dje Klosi.

Ndërkohë ndërtimi i rrjetit 5G nga kompania kineze Huawei ka krijuar impakte negative te qytetarët. Kina ka nisur ndërtimin e rrjetit 5G në disa vendet të Europës, ndërkohë që ishte folur se do të ndërtohej edhe në Shqipëri në vitin 2020. Por dy ditë më parë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës paralajmëroi se mund të ketë rrezik për sigurinë kombëtare.

Kompania kineze Huawei ka reaguar pas këtyre debateve që kanë lindur mbi rrjetin 5G në Shqipëri.

Në deklaratën e shpërndarë së fundi, Huawei thekson se nuk ka bërë asnjë pilotim apo testim të rrjetit 5G në Shqipëri deri tani dhe gjithashtu nuk ka ndonjë kontratë ose angazhim për të zhvilluar 5G në Shqipëri.

Lexoni gjithashtu:

Kina sapo lançoi rrjetin më të madh të teknologjisë 5G në botë

Gjithsesi, kompania kineze thekson se ofron një siguri të lartë në internet dhe kjo është arsyeja pse midis 60 kontratave të rrjetit 5G, 31 prej tyre janë nga Europa.

Reagimi:

Huawei është shumë i vetëdijshëm për rëndësinë e sigurisë në internet dhe ne ndajmë shqetësimet për këtë siguri në Shqipëri.

Pasi klientët e Huawei i blejnë pajisjet, ata kontrollojnë të gjitha aspektet e hyrjes në rrjet, përfshirë sigurinë e sistemeve të tij dhe të dhënat e përdoruesit.

Huawei është një kompani private në pronësi të plotë të punonjësve të saj. Kemi një strukturë të përcaktuar qartë të pronësisë dhe qeverisjes. Asnjë agjenci qeveritare ose ndonjë organizatë e jashtme nuk ka ndonjë aksion në Huawei ose kontrollon Huawei në çfarëdo mënyre.

Gjatë tre dekadave të fundit, Huawei u ka shërbyer tre miliardë njerëzve në të gjithë botën pa ndonjë incident të madh dhe nuk ka prova se nuk mund të na besohet për të siguruar produkte të sigurta telekomunikacioni. Asnjë shitës tjetër nuk mund të pretendojë këtë nivel suksesi rreth sigurisë në internet dhe kjo është arsyeja pse Huawei është besuar nga kompanitë kryesore europiane. Midis 60 kontratave 5G të Huawei, 31 prej tyre janë nga Europa.

Por ne nuk kemi bërë asnjë pilotim apo testim të rrjetit 5G në Shqipëri deri më tani dhe gjithashtu nuk kemi ndonjë kontratë ose angazhim për të zhvilluar rrjetin 5G në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0