Musk thotë se ndërtimi i një qyteti "të banueshëm" në Mars, kërkon një mijë anije kozmike dhe 20 vjet punë

Musk thotë se ndërtimi i një qyteti “të banueshëm” në Mars, kërkon një mijë anije kozmike dhe 20 vjet punë


Ky është vizioni afatgjatë i tij për t’i bërë njerëzit “specie ndërplanetare”.

Afati kohor për të cilin diskutoi Musk duke iu përgjigjur fansave në Twitter, mund të jetë tepër mbresëlënës ose tepër ambicioz, në varësi të perspektivës tuaj.

Por për ta bërë realitet “qytetin e banueshëm në Mars”, SpaceX duhet të ndërtojë dhe fluturojë rreth 1.000 anije kozmike sipas analizave të Musk, të cilat duhet të transportojnë ngarkesa, infrastrukturë dhe ekuipazh në Mars në një afat kohor prej rreth 20 vjetëve, pasi shtrirja planetare lejon vetëm një fluturim në Mars, çdo dy vjet.

Lexoni gjithashtu:

Elon Musk sfidohet nga një shkencëtare 13 vjeçare

Sigurisht, për të vendosur një qytet të përhershëm dhe të qëndrueshëm në Mars, së pari duhet të arrijmë atje.

NASA e ka vendosur vitin 2024 si synimin e tyre për këtë moment historik dhe SpaceX ka thënë se shpreson të zbarkojë anijet e saj deri në vitin 2022, për të ndihmuar në fazën përgatitore.

Edhe Musk në të kaluarën e ka diskutuar realizimin e misionit të arritjes në Mars për vitin 2024, por ky synim duket i paarritshëm duke i marrë parasysh zhvillimet sot.

Ndryshe, ky “paralajmërim” i kompanisë së udhëhequr nga Musk, nuk është se duket shumë ambicioz, duke pasur parasysh natyrën e drejtorit të saj.

Ai njihet për vendosjen e synimeve shumë ambicioze. Por këto synime, edhe pse jo modeste, i kanë sjellur rezultate të mëdha.

Ai llogaritet si një nga sipërmarrësit e teknologjisë më të pasur në botë, pasuria e të cilit ka shënuar rritje edhe gjatë këtij viti. Vlera e tij totale neto llogaritet 25.8 miliardë dollarë.

Lexoni më shumë për rritjen e pasurinë së miliarderëve të teknologjisë këtë vit:

Përveç Jeff Bezos, miliarderët e teknologjisë e kanë rritur pasurinë e tyre në vitin 2019

Techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0