Facebook Pay mund të përdoret për t’i dërguar para miqve, për blerje ose për bamirësi.
Lexoni gjithashtu:
“Në të ardhmen, ne planifikojmë të zgjerojmë biznesin tonë në Instagram dhe WhatsApp”, tha Deborah Liu, zëvendës presidente e Facebook për Tregtinë Online.
Facebook Pay do të jetë në dispozicion në Facebook dhe Messenger dhe do të mbështesë shumicën e kartave të debitit dhe kredisë, si dhe PayPal. Për procedimin e pagesave, Facebook përdor Stripe, PayPal dhe shërbime të tjera.
Kompania nuk ka zbuluar datën e saktë kur ky sistem do të vihet në dispozicion në aplikacionet e tyre, as kur do të bëhet i disponueshëm në të gjithë botën.
Ndryshe, Facebook Pay vjen vetëm disa javë pasi një numër i kompanive financiare janë tërhequr nga Asociacioni Libra, e cila mbikëqyr krijimin dhe lançimin e valutave të reja dixhitale.
Lexoni:
https://businessmag.al/instagram-po-teston-reels-nje-format-video-muzike-i-ngjashem-me-tiktok/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto