Publikohen mijëra dokumente sekrete të Facebook-ut

Publikohen mijëra dokumente sekrete të Facebook-ut


Gati 4,000 faqe të dokumenteve konfidenciale të Facebook-ut janë bërë publike, duke zbuluar punët e brendshme të gjigantit të rrjeteve sociale.

Të mërkurën, reporteri hulumtues Duncan Campbell, publikoi ​​një numër të madh të email-eve të brendshme, raporteve dhe dokumenteve të tjera të ndjeshme nga fillimi i vitit 2010, që detajojnë qasjen e brendshme të Facebook ndaj privatësisë dhe mënyrën se si i trajtoi të dhënat e përdoruesve.

Dokumentet u përpiluan fillimisht si pjesë e një procesi gjyqësor që startup-i Six4Three ngriti kundër Facebook, pasi startup-it iu ndërpre aksesi në aplikacion. Dokumentet duhej të mbeteshin sekrete – por ato u zbuluan.

Lexoni gjithashtu:

Drejtori ekzekutiv i Twitter tallet me logon e re të Facebook-ut

Disa nga dokumente ishin bërë publike para të mërkurës. Komiteti i Parlamentit Britanik për Teknologji, Kulturë, Media dhe Sport, botoi qindra faqe në një raport në dhjetor; ato u konfiskuan nga themeluesi i Six4Three, Ted Kramer, kur vizitoi Mbretërinë e Bashkuar.

Dhe në muajt para se ai të fuste të gjithë dokumentet në domenin publik, Campbell i ndau me gazetarët në NBC News dhe me media të tjera, të cilët më pas publikuan disa histori për to.

Facebook ka luftuar fuqishëm kundër publikimit të dokumenteve, duke argumentuar se ato nuk tregojnë një pamje të ekuilibruar të aktiviteteve të tij. Në një deklaratë me email, një përfaqësues i kompanisë i tha Business Insider: “Këto dokumente të vjetra janë nxjerrë jashtë kontekstit nga dikush që ka një axhendë kundër Facebook dhe janë shpërndarë publikisht me një mospërfillje të plotë ndaj ligjit amerikan”.

Këtu janë disa prej zbulimeve kryesore nga publikimi i dokumenteve, përfshirë raportet nga publikimet e mëparshme:

Facebook planifikoi të spiunojë vendndodhjet e përdoruesve të Android-it. Duke cituar dokumentet, Computer Weekly raportoi në shkurt se “Facebook kishte planifikuar të përdorte aplikacionin e tij të Android-it për të gjetur vendndodhjen e klientëve të saj dhe për t’i lejuar reklamuesit të dërgojnë reklama politike dhe ftesa në faqet e takimeve të dashurisë tek njerëzit ‘beqarë’.

Facebook ka ushtruar kontroll mbi të dhënat e përdoruesve për të dëmtuar rivalët si YouTube, Twitter dhe Amazon. Kompania ndërmori veprime agresive për të bllokuar qasjen e kompanive rivale – ndërsa i cilësoi veprimet e saj si të nevojshme për të mbrojtur privatësinë e përdoruesit.

Lexoni gjithashtu:

Facebook lançon një veçori vetëm për lajmet – do t’i paguajë publikuesit

Drejtuesit e Facebook planifikuan me qetësi një “ndërrues” të politikave të të dhënave.” Facebook filloi të ndërpresë mundësinë e përdorimit të të dhënave të përdoruesve për zhvilluesit e aplikacioneve nga viti 2012 për të dëmtuar rivalët e mundshëm, ndërsa këtë akt e paraqiti për publikun e gjerë si një ndihmë për privatësinë e përdoruesit”, njoftoi Reuters të mërkurën, duke cituar dokumentet e publikuara.

Facebook dëshironte t’u kërkonte kompanive para për të shfrytëzuar të dhënat e përdoruesve. Dokumentet e bëra publike në fund të vitit 2018, zbuluan se nga viti 2012 deri më 2014, Facebook kishte menduar që t’i detyronte kompanitë të paguajnë për të pasur qasje në të dhënat e përdoruesve.

Publikimi përfshin gati 4,000 faqe të dokumenteve të brendshme të Facebook-ut, afro 3,000 faqe ekspozimesh të tjera nga çështja dhe qindra faqe të pjesëve të tjera të dokumentacionit ligjor.

BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0