Linja kombëtare ajrore e Australisë, realizon udhëtim për 19 orë pa ndalesë

Linja kombëtare ajrore e Australisë, realizon udhëtim për 19 orë pa ndalesë


Linja kombëtare ajrore e Australisë, Qantas, ka realizuar fluturimin nga Londra në Sydney për 19 orë e gjysmë, në kuadër të një serie testimesh për të vlerësuar efektet e fluturimeve shumë të gjata.

Aeroplani i llojit Boeing 787-9 Dreamliner, është nisur nga Aeroporti Heathrow i Londrës të enjten dhe ka arritur në Aeroportin e Sydney-t të premten.

Lexoni gjithashtu:

Ja cila është linja më e mirë ajrore në botë për vitin 2019, sipas anketës së Skytrax

Udhëtimi 17,800 kilometra i gjatë, është pjesë e synimeve të kompanisë Qantas, për të realizuar fluturime të rregullta nga qytetet e mëdha, Sydney dhe Melburn, drejt Londrës e New Yorkut.

Muajin e kaluar, Qantas ka kompletuar fluturimin e parë direkt nga Nju Jorku në Sydney për 19 orë e 16 minuta. Një tjetër fluturim Nju Jork-Sydney pritet të realizohet këtë muaj.

Lexoni gjithashtu:

Lejla Ibrahimi Sallahu pronare e re e kompanisë ajrore Germania Flug Ag

Pasagjerët në avion përveçse kanë ngrënë, kanë shijuar verën dhe janë argëtuar me njëri-tjetrin, kanë bërë dhe aktivitetet fizik që koha të kalonte sa më shpejt.

Aljazeera

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0