Ja cila është linja më e mirë ajrore në botë, sipas anketës së Skytrax

Ja cila është linja më e mirë ajrore në botë për vitin 2019, sipas anketës së Skytrax


Qatar Airways, transportuesi kryesor për vendin e Lindjes së Mesme, është linja ajrore më e mirë në botë, sipas Skytrax, një kompani që ka vlerësuar linjat ajrore më të mira në botë që nga viti 1999.

Qatar Airways është e vetmja linjë ajrore që kryeson listën pesë herë, sipas Skytrax.

Për anketën globale vjetore të kënaqësisë së klientit sipas Skytrax, klientët caktojnë një linjë ajrore dhe rendisin kënaqësinë e tyre në kategoritë duke përfshirë shërbimin e kabinës, përvojën terrenore dhe aeroportuale dhe përvojën në bord. Më shumë se 300 kompani ajrore u përfshinë në rezultatet përfundimtare dhe ka patur 21.65 milionë regjistrime të pranueshme të anketës të numëruara në rezultatin përfundimtar, sipas burimeve zyrtare.

Lexo: Ky aeroport i ri prej 12 miliardë dollarësh do të jetë më i madhi në botë

Sipas Skytrax, top 10 linjat ajrore në botë për 2019, janë:

10. Thai Airways

9. Lufthansa

8. Qantas Airways

7. Hainan Airlines

6. EVA Air

5. Emirates

4. Cathay Pacific

3. ANA All Nippon Airways

2. Singapore Airline

1. Qatar Airways

Përveç kësaj, Skytrax gjithashtu renditi stafin më të mirë të kabinës në botë, ku Singapore Airlines mori vendin e parë, si dhe linjat ajrore më të pastra në botë, me EVA Air me bazë në Tajvan, duke renditur në vendin e parë.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0