A do ta shiste Instagram-in përsëri themeluesi i këtij rrjeti social?

A do ta shiste themeluesi i Instagram-it përsëri aplikacionin e tij në Facebook? Përgjigjet ai vetë


Nëse themeuesi i Instagram Kevin Systrom do të kishte mundësi, me siguri do ta shiste prapë Instagram-in te Facebook.

Ish-Drejtori Ekzekutiv i Instagram, bëri një paraqitje të mërkurën e kaluar në konferencën e New York Times ‘DealBook, ku u pyet nëse do ta shiste përsëri Instagram-in.

Sipas reporterit të NBC News Dylan Byers, ai me siguri as nuk do të mendonte dy herë.

“Kur dikush vjen dhe ju ofron një miliard dollarë për 11 persona, çfarë i thoni?” Systrom u përgjigj.

Systrom u largua nga Instagram në 2018, gjashtë vjet pasi rrjeti social u ble nga Facebook për 1 miliard dollarë. Systrom dhe bashkëpunëtori i tij, Mike Krieger, thuhet se vendosën të largoheshin për shkak të “tensioneve në rritje me Mark Zuckerberg”. Tetorin e kaluar, Systrom tha se “ai ka edhe disa ide të tjera si Instagram-i”.

Para se të linte kompaninë në shtator 2018, Systrom ndaloi së postuari në këtë platformë. Postimi i tij i fundit ishte në 20 maj 2018.

BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0