Në këtë artikull BusinessMag ju sjell disa fjalë të mençura që ajo ka dhënë në fjalime dhe intervista të ndryshme ndër vite.
Lexoni: Këshillat më të mira për personat që janë në prag të diplomimit
Mbi atë që babai i saj i mësoi për vlerën e punës
“Një ditë, isha vetëm në kuzhinë me babin tim dhe po i tregoja për punën. I dhashë detaje, shembuj të asaj që më shqetësonte, megjithëse ai dëgjonte me vëmendje, nuk pashë ndonjë keqardhje në sytë e tij. … Ndoshta e kuptoi që ajo që unë doja ishte një zgjidhje për punën, jo një shpëtim prej saj. Sidoqoftë, ai mbushi një filxhan kafe dhe tha: ‘Dëgjo. Ti nuk jeton atje. Ti jeton këtu me njerëzit e tu. Shko në punë. Merr paratë e tua dhe hajde në shtëpi.’”
Kjo ishte ajo që tha ai. Kjo ishte ajo që dëgjova:
- Sido që të jetë puna, bëje mirë – jo për shefin, por për veten tënde
- Ti e bën punën, jo ajo ty
- Jeta jote e vërtetë është me familjen tënde
- Ti nuk je puna që bën, ti je personi që je
“Unë kam punuar për të gjithë llojet e njerëzve, gjenitë dhe idiotët, të zgjuarit dhe të shurdhërit, personat me zemër të madhe dhe zemërngushtët. Unë kam pasur shumë lloje punësh, por që nga ajo bisedë me babain tim kurrë nuk kam konsideruar që niveli i punës të jetë masa e asaj që jam dhe kurrë nuk kam vendosur sigurinë e një pune mbi vlerën e shtëpisë.” – New Yorker, 2017
Mbi ritualin e saj të mëngjesit
“Unë gjithmonë ngrihem dhe bëj një filxhan kafe ndërsa është akoma errësirë dhe pastaj pi kafen ndërkohë që po zbardh dita. … Shkrimtarët krijojnë të gjitha mënyrat për t’u përfshirë në një proces misterioz. Për mua, drita është sinjali i tranzicionit. Nuk ka të bëjë me të qënit në dritë, por me të qënit atje para se drita të arrijë.”
Në lidhje me mentorimin
“Unë u them studentëve të mi, që kur hyjnë në punët, duhet ta kuptojnë se puna e tyre e vërtetë është se nëse janë të lirë, duhet të bëjnë të ndihen të lirë edhe të tjerët. Nëse kanë ndonjë fuqi, atëherë detyra e tyre është të fuqizojnë edhe dikë tjetër.” – O, Magazina Oprah, 2003
Lexoni: Këshilla suksesi nga sipërmarrësja Valbona Begolli
Mbi çlirimin nga etiketimet
“Asnjë gjeneratë nuk ka një kontroll të plotë mbi imagjinatën dhe qëllimet e brezave pasues; jo nëse nuk pranoni ta lejoni të jetë kështu. Ju nuk duhet të pranoni median ose edhe etiketimet studimore për veten tuaj: Gjenerata A, B, C, X, Y, shumica, pakica, shteti i kuq, shteti blu; kjo kastë shoqërore ose ajo. Çdo heroinë e vërtetë shkëputet nga klasa e tij ose e saj – e lartë, e mesme dhe e ulët – në mënyrë që t’i shërbejë një bote më të gjerë.” – fjalimi në Rutgers, 2011
Mbi të qënit i pari
“Nëse gjeni një libër që me të vërtetë dëshironi ta lexoni, por ai nuk është shkruar akoma, atëherë duhet ta shkruani atë.” – Ohio Arts Council Speech, 1981
burimi: HuffPost
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.