Ja pse ekzekutimi është më i rëndësishëm se strategjia - Business Magazine Albania

Ja pse ekzekutimi është më i rëndësishëm se strategjia


Edhe nëse keni një strategji të shkëlqyeshme, ajo do të shkojë dëm nëse kurrë nuk realizohet. Pra, ndërsa udhëheqësit e tjerë përqendrohen në mënyrë disproporcionale në krijimin e ideve, merrni parasysh këto tre sugjerime për të fituar avantazh konkurrues.

  1. Demistifikoni “strategjinë e përsosur”.

Strategjia e përsosur e biznesit është një koncept romantik. Një strategji e shëndoshë duhet të shndërrohet dhe përmirësohet gjatë procesit të zbatimit, kështu që nëse është e përsosur, është kështu vetëm për shkak se është formësuar nga ekzekutimi. Meqenëse strategjia udhëhiqet nga ekzekutimi, planifikimi i tyre do të marrë forma të shumta përpara se të arrijë formën e saj përfundimtare, të suksesshme. Filloni me ekzekutimin dhe më pas përcaktoni strategjinë tuaj. Ju nuk dëshironi të jeni lideri që vetëm premton shumë e realizon pak.

  1. Kuptojeni se udhëheqësit janë më shumë sesa “njerëz të ideve”.

Të qenit udhëheqës dhe një “person i ideve” janë bërë terma sinonimë. Ju keni lexuar tregimet për startup-et e Silicon Valley që u ndërtuan me ide të mëdha. Udhëheqësit pëlqejnë t’i ndërtojnë tregimet e tyre të suksesit në bazë të ideve të tyre, por nuk janë udhëheqësit e ideve ata që e bëjnë diferencën – janë vizionarët. Udhëheqësit që mburren se kanë ide, rrallë janë ata që bëjnë diçka. Janë udhëheqësit vizionarë që janë në krye të industrive të tyre.

  1. Kuptojeni që strategjitë më të dobëta janë shpesh më efektive.

Zbatimi i pasuksesshëm i ideve është shpesh rezultat i planifikimit për hir të planifikimit, sesa i planifikimit me mend. Nëse besoni se tashmë keni një strategji të përsosur, mos i’u riktheni ta rishikoni pasi keni nisur ta zbatoni.

Prioritizimi i ekzekutimit kërkon që ju të mendoni për strategjinë e biznesit tuaj si një entitet jetësor, evolucionar. Do të thotë që të rishikoni, rianalizoni në mënyrë rutinë dhe do të bëni përditësime bazuar në mënyrën se si gjërat po shkojnë në kohë reale. Me fjalë të tjera, do të jeni në gjendje të korrigjoni gjërat më shpesh dhe me rezultate më të mira.

Mendoni për rritjen e kompanisë suaj si diçka paralele me natyrën. Nëse idetë janë farëra, mendoni për ekzekutimin si ujë. Pa ujë, një farë nuk do të rritet kurrë. Pra, pavarësisht sa e shkëlqyeshme mund të duket ideja juaj, ajo nuk është kurrë e mjaftueshme për të garantuar rritjen e biznesit tuaj – ndërsa ekzekutimi po.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0