Dy vite më vonë, pikërisht në moshën 17 vjeçare, ai krijoi kompaninë e tij SoftMogul, me seli qëndrore në Tiranë dhe zyra në Romë dhe New York
Gjatë intervistës në emisionin Think Big, Albi Zhulali, tregon se eventet Startup i kanë ardhur shumë në ndihmë, pasi i kanë hequr kompleksin e ndrojtjes në publik. Kjo gjë e ka ndihmuar atë të jetë më i komunikueshëm me të tjerët dhe të prezantojë para klientit produktin e tij.
SoftMogul, kur lindi si ide nuk ishte e tillë. Që në fillim Albi ka synuar të kishte një produkt të tijin, që ta shiste e jo të kishte një klient dhe t’i përkushtohej atij. Madje ai shprehet se ka bërë shumë kërkime para se të vendoste për atë të cilës do t’i përkushtohej. Nga kërkimet e tij, ai doli në përfundimin se industria e turizmit ishte e ardhmja e Shqpërisë. Kjo ishte shtysa e krijimit të stayinalbania.com, që sot quhet Soft Mogul, platformë e ngjajshme me Booking dhe Expedia. Përmes kësaj platforme ai u vjen në ndihmë turistëve, duke listuar të gjitha hotelet në Shqipëri, i orienton përmes shërbimeve që ofrojnë hotelet.
Por, Albi është ndjekur gjithmonë nga pyetja: “Po hotelet që po paguanin Booking, a do t’a përdornin platformën e tij?” Këtë përgjigje ai e ka marrë prej kohësh, pasi fakti që kompania e tij është zgjeruar edhe në dy shtete të fuqishme e tregon qartë këtë.
Lexo: Këshilla suksesi nga sipërmarrësja Valbona Begolli
“Kështu lindi SoftMogul-i. U nisa me një ide të vogël dhe përfundova me rezultate të larta”.
Kompania e tij tani është pjesë e “Plug&Play”. Për të rinjtë në kompaninë e tij, ai ofron intershipe, trajnime dhe punë. Primare për të është bashkëpunimi i stafit, pasi kjo ka benefitet e saj si për ata ashtu edhe për kompaninë. Kompania e tij është “one in all”. Si mentor të tijin ai ka Steve Jobs dhe Elon Musk, por feedback-u i klientëve të tij, e ka bërë të vazhdojë të japë maksimumin. “Që kur nisa të punoj me SoftMogul kam dashur që tregu fillestar të jetë Amerika”.
Kjo kompani i mësoi atij më shumë rreth biznesit. Ja disa nga këshillat që ai ka sipërmarrësit e rinj.
- Të keni një plan biznesi, pasi kjo e bën kompaninë të qëndrueshme dhe afatgjatë
- Kudo që t’u jepet mundësia duhet ta flisni idenë tuaj
- Të jeni të hapur ndaj feedback-ut
- Të njihni audiencën tuaj
- Çdo sipërmarrës duhet të ketë tre lloje prezantimesh, para stafit, për klientin dhe për investitorët
- Fokusohuni më shumë tek rritja sesa tek fitimet
- Të jeni të hapur ndaj gjërave të reja
Ëndrra nuk realizohet kurrë i vetëm. Sipas tij, krijimi dhe shfrytëzimi janë të ndërlidhura, pasi krijimi i tyre shfrytëzohet nga klienti. Dhe në fund secili ka përfitimet e veta.
I pyetur se si e koncepton shprehjen Think Big ai thotë: “Që të mendosh big, duhet të mendosh small. E them këtë nga përvoja ime me SoftMogul-in, pasi e nisa me diçka small, vetëm për tregun shqiptar dhe përfundova në diçka globale. Asnjëherë mos e kufizoni veten, nëse keni dëshirë dhe vullnet mund t’ja dilni të arrini qëlimet tuaja”.
Ndiq këtu emisionin Think Big
https://www.youtube.com/watch?v=wj0lfuv3slc
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto