Apple fillimisht pritej të lançojë dy iPhone me 5G vitin e ardhshëm. Modeli i tretë, më i vogli nuk pritej të funksiononte me 5G.
Por Kuo, i cili shpesh është i saktë në parashikimet e tij për pajisjet e Apple, e ka rishikuar opinionin e tij. Tri modelet do të kenë 5G, sipas MacRumors, në mënyrë që Apple të mund të konkurrojë më mirë me pajisjet e lira të Android-it, të cilat gjithashtu funksionojnë me 5G. Kjo gjithashtu mund të nxisë instalimin aplikacioneve të realitetit të shtuar (VR).
Apple tani ka kapacitet më të mirë për të zhvilluar teknologjinë 5G pasi bleu modelin e biznesit të Intel-it në një marrëveshje prej 1 miliard dollarësh.
Funksioni 5G pritet të jetë përditësimi më i madh për modelet e reja të Iphone, të cilët me gjasë do të kenë çipa nga Qualcomm dhe Samsung. Modelet e reja mund të integrojnë Touch ID-në në ekran për herë të parë, dhe do të posedojnë një kamerë 3D të përditësuar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.