Samsung, Spin Digital dhe SES transmetojnë për herë të parë përmbajtje 8K nëpërmjet satelitit

Samsung, Spin Digital dhe SES transmetojnë për herë të parë përmbajtje 8K nëpërmjet satelitit


Samsung, Spin Digital dhe SES bashkojnë forcat për të transmetuar për herë të parë përmbajtje 8K nëpërmjet satelitit. Përmbajtja 8K transmetuar nëpërmjet ASTRA 28.2 gradë është prezantuar në eventin dy ditor, që është mbajtur në Luksemburg, ku Spin Digital ka ofruar ekspertizë për të koduar sinjale 8K me cilësi të lartë, SES gjerësinë e valës për të transmetuar sinjalin, dhe Samsung televizorin 8K me ekran të sheshtë për të marrë dhe deshifruar sinjalin e transmetimit direkt.

Përmbajtja 8K, me 7680×4320 piksels në 50 korniza, është koduar nga Spin Digital duke përdorur enkoderin e saj HEVC në një normë prej 70 Mbps për cilësinë e transmetimit, ndërsa transmetimi kryhet nga SES në një transponder të vetëm 33 MHz, duke përdorur parametrat e transmetimit të DTH. Modeli 82” Samsung 8K Q950RB QLED merr këtë sinjal direkt dhe përdor parametrat e transmetimit DVB-S2 posaçërisht për këtë demo. Ky televizor Samsung përmban një dekodues video HEVC 50/60 fps, kompatibël me 8K, ndërfaqen më të fundit HDMI dhe është në gjendje të shfaqë përmbajtje në HDR. Televizori do të jetë së shpejti në dispozicion në të gjithë Europën.

Transmetimi i përmbajtjes me cilësi 8K në formate të shumëfishta videosh, bën thirrje për kodim efiçent dhe teknologjinë e besueshme për këtë qëllim. Ndërsa teknologjia e kompresimit do të bëhet më efikase në vitet e ardhshme, produkti demo nënvizon faktin  se sateliti tashmë është i aftë të ofrojë shpejtësinë e nevojshme të transmetimit për shpërndarjen e sinjaleve 8K nëpër kontinente të ndryshme..

Lexo: Samsung një hap para Apple. Lançon telefonin inteligjent 5G

Eventi “Dita e Industrisë SES”, jo vetëm që është një platformë ideale për të shfaqur produktet dhe shërbimet më të fundit të mundësuara nga transmetimi satelitor, por ka fituar gjithashtu reputacionin si vendlindja e inovacionit, meqë mbi 300 pjesëmarrës nga 190 kompani në mbarë botën mblidhen së bashku për të diskutuar konceptet që po lulëzojnë në biznes dhe mënyrën se si ata mund të bashkëpunojnë së bashku, për të sjellë zgjidhje më efikase dhe kosto-efektive për klientët e tyre.

Samsung“Samsung është i kënaqur që të bashkohet edhe një herë me SES-in, në një tjetër demonstrim të teknologjisë pararojë në ditët e industrisë SES. Samsung është plotësisht i angazhuar në zhvillimin e një tregu të ardhshëm televiziv 8K dhe ky demonstrim i qëndrueshmërisë së platformës satelitore SES është një hap i rëndësishëm drejt këtij qëllimi “, tha John Adam, Kreu i Zhvillimit të Biznesit dhe Çështjeve Industriale në Samsung Research UK.

“Publiku sot dëshiron eksperienca më të pasura videosh që mund të përmbushen më së miri nga përmbajtja ultra-HD, kështu që shumë nga klientët tanë të transmetimit dhe videove po transferojnë kanalet e tyre në definicion të lartë (HD) dhe Ultra HD. “Do të kalojnë vite përpara se ekranet e sheshtë 8K ose videowallet të bëhen një pamje e zakonshme në dhomat tona të ndenjes. Sidoqoftë, ne po parashikojmë të ardhmen duke punuar me partnerët tanë të industrisë për të përmirësuar më tej përvojën e cilësisë së videos të konsumatorit dhe për të përcaktuar një standard transmetimi satelitor 8K”, – tha Thomas Wrede, Zv/President i Teknologjive të Reja dhe Standarde në SES Video.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0