Disa mënyra për të drejtuar dhe motivuar ekipin tuaj - Business Magazine Albania

Disa mënyra për të drejtuar dhe motivuar ekipin tuaj


Duke u fokusuar vetëm në qëllimet tuaja personale nuk do të krijoni një ekip të mirë dhe nuk do të ndihmoni markën tuaj të rritet.

Ju jeni aq i mirë sa është ekipi juaj. Është puna juaj si një udhëheqës për të vendosur ekuilibrin, për të frymëzuar dhe motivuar ekipin tuaj për të arritur madhështinë.

Lexoni: Përtej shpërblimeve dhe përfitimeve: Çfarë e bën një kompani vërtet të mirë?

BusinessMag në këtë artikull ju sjell disa këshilla që do ju ndihmojnë ta realizoni këtë:

Zbuloni se çfarë u nevojitet atyre

E vetmja mënyrë që të kuptoni se për çfarë ka nevojë ekipi juaj nga ju në mënyrë që të jeni më i suksesshëm është t’i dëgjoni ata. Ndonjëherë thjesht të dëgjuarit mund t’ju ndihmojë të identifikoni mënyrat për të siguruar atë që është e nevojshme.

Tregoni respekt

Çmimet dhe mirënjohja janë gjëra të mëdha dhe disa punonjës ushqehen me këto. Por, ekipi juaj do të performojë shumë më mirë kur ata e dinë se kanë respektin tuaj. Tregoni respekt për punën dhe përkushtimin e tyre. Kjo do të krijojë një ekip shumë më produktiv.

Ndaloni mikromenaxhimin

Një lider i vërtetë do të tërhiqet dhe do të lejojë ekipin e tij të bëjë punën pa u ndalur mbi shpatullat e tyre. Nëse keni marrë vendimin e duhur për punësimin e tyre, atëherë duhet t’u besoni anëtarëve të ekipit tuaj për ta realizuar punën siç duhet. Nuk ka nevojë për mikromenaxhim. Nëse keni bërë zgjedhjen e gabuar ju duhet të merrni përgjegjësinë dhe ta korrigjoni atë.

Tregoni emocione

Askush nuk dëshiron të udhëhiqet nga një robot pa emocione. Le të shkëlqejnë ndjenjat tuaja – buzëqeshni, qeshni dhe argëtohuni me ekipin tuaj. Edhe detyra më rutinë mund të shihet me vlerë kur ne jemi në gjendje të mirë. Emocionet pozitive gjithashtu inkurajojnë zgjidhjen e problemeve.

Ndihmoni punonjësit të arrijnë potencialin e tyre

Nëse nuk e nxisni ekipin tuaj të zhvillohet, ata do të mbeten në vend. Sigurisht, puna do të bëhet, por mos prisni të përjetoni rritje pa inkurajuar ata që të veprojnë jashtë zonës së tyre të rehatisë. Ju dëshironi të arrini përsosmërinë dhe jo mediokritetin, apo jo?

Pranoni kur nuk e keni përgjigjen

Ju nuk do të keni përgjigje për çdo gjë dhe kjo është plotësisht në rregull. Në vend që të pretendoni të keni përgjigjen, përdoreni atë si një mundësi për të demonstruar zgjidhje efektive të problemeve në ekipin tuaj.

Lexoni: 7 mënyra se si liderët e mëdhenj inspirojnë ekipet e tyre

Zhvilloni liderë të ardhshëm

Ndërsa marka juaj rritet, do t’ju nevojiten liderë shtesë për t’u rritur. Jepini çdo anëtari të ekipit tuaj aftësinë për të lëvizur në ato pozicione, duke i fuqizuar ata të marrin vendime.

Inkurajoni rritjen personale

Liderët e suksesshëm inkurajojnë rritjen personale dhe këshillojnë ekipin e tyre. Jepuni anëtarëve të ekipit tuaj libra rreth suksesit dhe biznesit për t’i lexuar dhe për t’i inkurajuar ata të marrin pjesë në eventet e rrjeteve të biznesit. Jepuni sugjerime që do të pasurojnë zhvillimin e tyre personal përtej organizatës suaj.

Jini kureshtarë

Si do ta kuptoni nëse ekipi juaj është i lumtur nëse nuk i pyesni ata? Si do ta kuptoni nëse ekipi juaj ka sugjerime që do të ishin në dobi të kompanisë nëse nuk i pyesni ata? Duke bërë këtë ju jep informacion të vlefshëm dhe gjithashtu i jep ekipit tuaj besimin për të ndjekur shembullin tuaj dhe të bëjnë pyetje gjithashtu.

Jini fleksibël

Jo çdo person në ekipin tuaj do të ketë personalitet të njëjtë. Ju duhet të jeni fleksibël në mënyrën se si udhëheqni secilin individ. Disa do të kërkojnë një mbështetje më të madhe se të tjerët, ndërsa disa do të shkëlqejnë kur u jepet më shumë pavarësi.

Lexoni: 6 arsye befasuese pse menaxherët e rinj kanë performancë më të mirë se menaxherët me përvojë

Njihuni me ekipin tuaj

Kur jeni me ekipin tuaj sigurohuni që të kaloni pak kohë për t’u njohur me ta. Ju do të keni një skuadër shumë më produktive në qoftë se ata e dinë që me të vërtetë kujdeseni për ata dhe keni qëllimin më të mirë në mendje.

Jini transparent

Një lider transparent jo vetëm që lejon ekipin e tij të shohë se kush janë ata. Transparenca çon në zgjidhjen më të mirë të problemeve dhe vendosjen e një niveli më të fortë besimi midis kolegëve.

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0