Lexoni: Respektoni më të vjetrit: Është mirë për biznesin tuaj
BusinessMag në këtë artikull ju sjell disa mënyra se si të fitoni repektin e njerëzve:
Respektoni njerëzit e tjerë
Nëse respektoni njerëzit e tjerë, ata do të jenë më të prirur t’ju respektojnë gjithashtu. Është shumë e rëndësishme që ju t’i respektoni të gjithë, pavarësisht nëse ata janë më lart ose më poshtë jush në hierarkinë e korporatave.
Mbajini vazhdimisht premtimet tuaja
Një nga mënyra më të shpejta për të humbur respektin është duke mos mbajtur fjalën e dhënë. Ju, jo vetëm që duhet të përmbushni afatet tuaja, por duhet të mbani premtimet e dhëna, pasi personat e tjerë po mbështeten tek fjala juaj.
Le të flasin veprimet më shumë se fjalët tuaja
Një mënyrë e shkëlqyer për të humbur respektin e njerëzve? Të thoni vazhdimisht se sa i mirë jeni.
Mos lejoni që egoja juaj t’ju verbojë, mos kini dyshime se nëse bëni një punë të mirë, bashkëpunëtorët tuaj do ta vënë re këtë.
Ndihmoni të tjerët kur kanë nevojë
Nëse shikoni që dikush nga bashkëpunëtorët tuaj po kalon një moment të vështirë për një projekt apo detyrë të caktuar, sugjerojini që të bisedojnë me dikë që mund ta ndihmojë me aftësitë e tij, ose nëse ju mund ta realizoni, ky është momenti i duhur për ta bërë.
Kërkoni ndihmë kur keni nevojë për të
Njerëzit do të jenë më të prirur për t’ju besuar nëse kërkoni ndihmë kur ju nevojitet.
Thoni çfarë mendoni
Të qenit i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë është një komponent me të vërtetë i rëndësishëm i respektit. Njerëzit respektojnë personat që janë të qartë dhe të bindur me atë çfarë thonë.
Edhe nëse partneri juaj i bisedës nuk pajtohet plotësisht me qëndrimin tuaj, çelësi është të jeni të “drejtpërdrejtë në mënyrë konstruktive”.
Lexoni: A ia vlen të respektosh kontratën dhe punën që bën?
Gjithmonë përpiquni të bëni më mirë
Ju kurrë nuk dëshironi të gjeni veten “të vendosur në emëruesin më të vogël të përbashkët”. Në vend të kësaj, gjithmonë duhet të kërkoni një mënyrë më të mirë për të bërë punën tuaj.
Pranoni gabimet tuaja
Pavarësisht nga pozicioni juaj në kompani, është e rëndësishme të merrni përgjegjësinë e punës tuaj, madje dhe gabimet tuaja. Mos gjeni justifikim për çdo gjë.
Mos kini turp të qeshni me veten tuaj
Sipas disa studimeve liderët që praktikojnë humorin me veten e tyre janë më të respektuar në vendin e punës. Shpesh duket ironike, por njerëzit të cilët e marrin veten tepër seriozisht, nuk merren dhe aq seriozisht.
Tregoni dashamirësi
Askush nuk respekton personat që nuk tregojnë dashamirësi për të tjerët. Të qenit i sjellshëm mund të jetë diçka aq e thjeshtë sa t’u thuash “mirëmëngjes” kolegëve në zyrë apo të pyesësh nëse jeta e tyre personale po shkon mirë.
Jini të gatshëm të ndryshoni mendjen tuaj
Jini të hapur për të dëgjuar perspektivat e njerëzve të tjerë dhe potencialisht të ndryshoni mendjen tuaj bazuar në atë që keni mësuar.
Dëgjoni të tjerët
Sipas disa anketave shefat më të preferuar të njerëzve janë zakonisht dëgjuesit më të mirë.
Shikoni më të mirën në gjithçka dhe tek të gjithë
Mundohuni të gjeni më të mirën në çdo situatë sfiduese. Nëse jeni të njohur për një qëndrim pozitiv, do të fitoni respektin e njerëzve.
Jepni merita aty ku duhet
Kjo sjellje është e rëndësishme për udhëheqësit. Bëhuni lloji i shefit që përdor termin “Ne” në vend të “Unë”. Punonjësit vlerësojnë kur përpjekjet e tyre njihen dhe vlerësohen.
Lexoni: Besimi dhe respekti marrin rezultatet më të mira
Kuptoni vlerat tuaja në jetë
Gjeni dy ose tre vlera që janë të rëndësishme për ju dhe kurrë mos bëni kompromis për to. Kur njerëzit shohin se ju i përmbaheni parimeve tuaja, edhe nëse nuk pajtohen me këto parime, ata do të mendojnë, “Ju respektoj ende për mbajtjen e terrenit tuaj.”
burimi: BI
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.