U mbajt Panairi i Mobilerisë në Tiranë për të 16-in vit radhazi

80 kompani morën pjesë në panairin e Mobilerisë në Tiranë



Përgjatë datave 14 – 17 mMars u mbajt në Tiranë në Pallatin e Kongreseve, Panairi Ndërkombëtar i Mobilerisë. Panairi u  organizua nga Albexo Group.  Ky panair prezantoi para publikut produkte mobiliare me standarde bashkëkohore europiane. Panairi “SHQIPERIA 2019″  cilësohet si vendi i zbulimit të ideve të reja.

Ky panair ka si qëllim të tërheqë vëmendjen e blerësve të rinj.   Të kontaktuar nga BusinessMag.al përfaqësuesit e Albexo Group u shprehën se këtë vit në panair morën pjesë mbi 80 kompani vendase, nga rajoni dhe bota. Ndër kompanitë shqiptare, ishin pjesëmarrëse kompanitë, të cilat cilësohen edhe si kompanitë lider në fushën e mobilerisë. Ndër ta mund të përmëndim:

“Ardeno”, përfaqësuesi i saj Tonin Alla shprehet se në këtë vit në panair vihet re cilësi dhe risi bashkëkohore në fushën e mobilimit.

Kompania “Bolt”, me përfaqesues Bardhyl Beqirin, ishte më produkte tejet tërheqëse duke ngacmuar interes të veçantë tek vizitorët.

Kompania “Biçaku” me përfaqësues Dashamir Biçakun shprehet se sektori i mobilerisë, po u bën ballë sfidave për të rritur potencialet e saj jo vetëm në tregun vendas por edhe atë të huaj.

Një nga kompanitë e mobiljeve, e cila pjesmarrjen në panair e kishte për herë të parë, ishte Salloni i Mobilerisë “Bajram Luka” e cila u paraqit me mobilje moderne e klasike.

Lexo: 4 librat më të kërkuar të biznesit dhe zhvillimit personal në Panairin e Librit 2018, Tiranë

Në ceremoninë e hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Mobilerisë ”Shqipëria 2019” ishte edhe Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen z Eduart Shalsi. Ai vlerësoi maksimalisht panairin dhe qëlimin e tij, duke shprehur gadishmërinë e tij dhe të qeverisë për të mbështetur këtë sektor, i cili premton shumë për të ardhmen e ekonomisë së vendit.

Për Businessmag.al ato shprehen se secili nga pjesmarrësit u paraqit në panair me mobilje për shtëpinë, zyra dhe hapësira publke. Pritshmëritë e secilit nga pjesmarrësit ishin:

  • Rritja e njohurive teknike të kompanive nga eksperiencat e njëri – tjetrit, si dhe nga prania e teknologjisë së lartë.
  • Zhvillimi i produkteve të reja në inovacion, dizajn dhe shumëllojshmëri.
  • Krijimi i kontakteve të reja me mundësi të blerësve potencialë.
  • Mundësia të prezantohen produktet vendore tek kompanitë ndërkombëtare.
  • Vazhdimi i kontakteve me produktet e reja.
  • Realizimi i kontratave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0