Kompania më e madhe e erëzave në botë po përdor IA për të gjetur shije të reja

Kompania më e madhe e erëzave në botë po përdor IA për të gjetur shije të reja


Mçormick, krijuesi i Old Bay dhe perimeve të tjera, erëzave etj, shpreson se teknologjia mund t’a ndihmojë atë në zbulimin e këtyre shijeve. Kompania Baltimore me qendër në Maryland ka në plan të sjellë këtë vit në treg prodhimin e saj të parë të produkteve të asistuara nga IA.

Linja e përzierjeve të erëzave, e quajtur “One”, përfshin shije të tilla si Tuscan Chicken dhe Bourbon Pork Tenderloin. Hamed Faridi, oficeri i shkencave të Mçormick, tha për CNN Business se përdorimi i IA-së ul kohën e realizimit të produktit dhe se kompania planifikon të përdorë këtë teknologji për të ndihmuar në zhvillimin e të gjitha produkteve të reja deri në fund të vitit 2021.

Kjo nuk është hera e parë që IA është përdorur për finesë në ushqime. Por, tani po fillon të bëhet biznes serioz. Brewer Carlsberg, për shembull, po përdor sensorë për të parashikuar se si do të shijojë birra. Disa kompani janë tërësisht të përkushtuara ndaj idesë së përdorimit të IA për të zbukuruar ushqime dhe pije, të tilla si Foodpairing, i cili përdor analizën e të dhënave dhe të mësuarit në makinë për të ndihmuar restorantet të kenë artikuj të ri në menu.

Në rastin e Mçormick, sistemi i IA përpunon të dhënat e lëndëve të para, formulimet e erëzave, shitjet, parashikimet e trendeve dhe testet e konsumatorëve.

Faridi tha se zhvilluesit e kompanisë, shumica e të cilëve janë shkencëtarë të ushqimit, kimistë, inxhinierë kimikë, zakonisht krijojnë një produkt të ri duke filluar me një recetë bazë për formulën e farës.

“Një produkt i mundshëm kalon 50 deri 150 përsëritje para se Mçormick të vendosë  për një formulë përfundimtare”- tha Faridi. Ato pastaj do të testohen në një laborator, me ekspertë ndijor dhe më pas me konsumatorët. I gjithë procesi mund të zgjasë dy javë deri në gjashtë muaj. Faridi tha se përdorimi i Inteligjencës Artificiale nga Mçormick mund të zvogëlojë kohën që duhet për të krijuar një produkt të ri.

Sistemi do të sugjerojë formula të reja, me të cilat zhvilluesit e produktit të Mçormick mund të përsosin dhe të shijojnë, pastaj t’i dërgojnë për testime tek konsumatorët. Sistemi sipas Faridit mund të përmirësohet me kalimin e kohës me reagimet që merr nga zhvilluesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0