Lexoni: Rudina Seseri për Forbes: Ja se si inteligjenca artificiale po ndihmon në rekrutimin e punonjësve
Një raport hulumtimi nga IBM jep një statistikë të thelluar rreth reagimit të CHRO (Chief Human Resources Officer) dhe udhëheqësve të biznesit në mbarë botën. Raporti thotë se:
66% e CEO-ve besojnë se inteligjenca artificiale mund të sjellë një vlerë të shtuar në burimet njerëzore.
50% e drejtuesve të BNJ pranojnë se inteligjenca artificiale ka fuqi për të transformuar dimensionet kryesore të BNJ.
Kur e analizojmë këtë raport gjejmë një pjesë të madhe të vendimarrësve në favor të teknologjive të tilla, por nga ana tjetër ekziston një pjesë e madhe që është skeptike për këto ndryshime dhe pak janë krejtësisht kundër tij.
Arsyeja kryesore e këtij mohimi është se teknologjia e inteligjencës artificiale do të shkatërrojë vendet e punës dhe do të krijojë papunësi në një nivel të madh. Kur flasim për ndryshimet në atë shkallë atëherë shanset e tilla nuk mund të anashkalohen.
Pra pyetja që ngrihet është nëse IA do të ndikonte mirë për BNJ, apo jo? Le ta shohim në të dy aspektet.
Si mund të jetë IA në ndihmë të BNJ
BNJ si funksion i referohet rekrutimit, trajnimit dhe zhvillimit. Marrëdhëniet e punonjësve dhe menaxhimi janë procese, të cilat mund të jenë komplekse dhe konsumojnë kohë. Kjo i jep inteligjencës artificiale shumë hapësirë për të depërtuar.
Efikasitet i avancuar
Detyra si rekrutimi janë të lodhshme pa asnjë dyshim. Nëse IA mund të përdoret në një mënyrë strategjike, kjo do të çonte në një punësim më të mirë dhe më të shpejtë, për më tepër çdo kandidat mund të merrte përgjigje në kohë. Kjo mund ta bëjë sistemin më efikas dhe më të besueshëm. Imagjinoni nëse një sistem IA që punon së bashku me një software BNJ. Rezultati që ne do të shihnim do të ishte vërtet mahnitës.
Automatizim i detyrave administrative
Pasi BNJ është përgjegjës për mirëqenien e punonjësve detyra kaq të thjeshta si vëzhgimi periodik, email-et e veçanta, grumbullimi i ankesave etj, mund të automatizohen në mënyrë inteligjente. Kjo do të ndihmojë BNJ të përqëndrohen më shumë në detyra me prioritet të lartë.
Lexoni: Flet Brigite Peposhi. Inteligjenca artificiale mund të zgjidhë krimet
Ulja e normës së abuzimit
Nëse një punonjës përballet me një çështje, ekzistojnë shumë raste kur nuk merren parasysh. Nuk mund të fajësojmë ekipin e mbingarkuar të BNJ për këtë, kryesisht për shkak të mungesës së kohës me të cilën përballen. Kur ata i kuptojnë këto gjëra, dëmi tashmë është bërë. Nëse një IA mund të ndihmojë në menaxhimin e ankesave të punonjësve, sjelljen dhe problemet e tyre, mund të rezultojë në një ulje të numrit të problemeve (pakënaqësive) dhe një rritje të numrit të punonjësve të lumtur.
Siguria organizative dhe mashtrimi
Shumë herë, punonjësit jo korrektë ndikojnë në kolegët e tjerë në mënyrë katastrofike. Një mjet IA mund të shikojë në gjëra të tilla si të dhënat në rrjet, email-et, mendimet për të gjurmuar vjedhjet dhe mashtrimet që ndodhin brenda organizatës dhe jep një paralajmërim tek BNJ para se situata të dalë jashtë kontrollit.
Mbikëqyrja dhe mirëqenia e punonjësve
Le të marrim për shembull një portal vetë-shërbimi IA, do të ishte si një dorë ndihmëse për të gjithë punonjësit. Për një punonjës të ri do të ishte si një mik, do t’i ndihmonte ata të njihnin ekipet e tyre me ekipet e tjera dhe madje edhe të ndihmonin në njohjen e praktikave dhe traditave të ndryshme brenda organizatës. Me pak fjalë, kjo mënyrë e re e sistemeve inteligjente mund të bëjë proceset e brendshme të thjeshta, të lehta dhe të shpejta.
Eleminimi i qasjes së njëanshme
Paragjykimi është diçka që ekziston edhe në kohët e sotme. Mund të ndodhë gjatë punësimit të një punonjësi të ri ose gjatë vlerësimit të performancës së një punonjësi ekzistues. Paragjykimi është diçka që ndodh pa marrë parasysh se sa masa paraprake ju merrni. Kjo nuk jep një qasje të drejtë ndaj skenarit që nuk është aspak i shëndetshëm. Me Inteligjencën Artificiale ne mund ta heqim paragjykimin për të zbutur proceset dhe për ta bërë punësimin më të drejtë.
Lexoni: Inteligjenca artificiale po vret kapitalizmin
Cilat janë rreziqet e përfshira duke inkorporuar IA me BNJ?
Pas një vështrimi të shkurtër se çfarë roli luan IA në BNJ, lehtë mund të thuhet se IA mund të revolucionojë BNJ përgjithmonë. Por ka pak rreziqe, të cilat nuk mund të anashkalohen. Tani mbetet debati se sa nga këto rreziqe mund të neutralizohen.
IA do të çonte në përplasje pune
IA do të krijonte një situatë të papunësisë në shkallë të gjerë, që është një nga shqetësimet kryesore në të gjithë botën kur bëhet fjalë për IA. Nga njëra anë, nëse IA automatizon pozicione të ndryshme të BNJ dhe eleminon disa pozicione, atëherë nga ana tjetër do të krijonte një lloj të ri për mundësitë e punësimit, një që do të ishte më interesant dhe i drejtuar nga strategjia.
IA do të krijonte më shumë vende pune sesa do të shkatërronte
IA ka nevojë për trajnim të duhur për të kryer një rol të veçantë, kjo do të ketë nevojë për të dhënat e kaluara. Por nëse të dhënat e kaluara janë në një farë mënyre të korruptuara, sistemi do ta kryejë procesin në bazë të atyre të dhënave. Do të thotë se sistemi gjithashtu do të ishte i korruptuar.
Për shembull, nëse një kompani nuk ka marrë ose ka angazhuar më pak anëtarë meshkuj për funksionin e saj të burimeve njerëzore në të kaluarën, atëherë pas trajnimit, sistemi i IA nuk do të preferonte anëtarët meshkuj për role të tilla. Kjo do të çonte sërish në paragjykim. Prandaj, duhet të hartohet një metodologji e duhur trajnimi për të trajtuar çështje të tilla.
Lexoni: Si do ta transformojë inteligjenca artificiale biznesin tuaj?
Pra, IA do të ishte si një revolucion në fushën e BNj. Ajo do të eleminonte të gjitha detyrat e përsëritura dhe të zakonshme për ta dhe do të ishte më shumë si një ndihmës inteligjent. Po, do të eleminonte nja dy pozicione, por kjo nuk do të krijonte papunësi, do të krijonte më shumë punë sesa do të shkatërronte.
Së fundi, inteligjenca artificiale do të ishte një dështim pa një drejtim njerëzor, por nëse punojnë së bashku do të ishte një revolucion.
burimi: yourstory
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.