Ja se si inteligjenca artificiale po ndihmon në rekrutimin e punonjësve

Rudina Seseri për Forbes: Ja se si inteligjenca artificiale po ndihmon në rekrutimin e punonjësve


A e keni pyetur veten si po ecën karriera e ish deputetes së PS, Rudina Seseri, e cila la mandatin e saj pas dy vitesh në Shqipëri, për t’u rikthyer sërish në SHBA?! Ajo është themeluese dhe drejton në bashkëpunim ‘’Glasswing Ventures – glasswing.vc’’ një kompani që ka investuar në inteligjencën artificiale. Një sfidë e botës, ndonëse pak e njohur për Shqipërinë. Rudina Seseri ka shkruar së fundi për Forbes, se si inteligjenca artificiale ndihmon kompanitë në rekrutime më cilësore të punonjësve.

Më poshtë artikulli:

Nga Rudina Seseri, Forbes 

Ndonëse pak ironike, inteligjenca artificiale dhe “machine learning” sa vjen e më shumë po ndihmon në menaxhimin e kapitalit human. Rekrutimet janë një nga problemet më madhore me të cilën bizneset përballen sot.

Të gjesh personin e duhur është kritike për suksesin e biznesit. Por, kjo ka vështirësi dhe rekrutimi i personit të gabuar ka goxha kosto për kompaninë. Disa përllogaritje të fundit dolën në përfundimin se kosto për të gjetur dhe marrë në punë një punonjës të ri shkon rreth $250.000. Kosto më pas shkon për keq nëse personi nuk duket të jetë ai i duhuri. Me marrjen e më shumë të dhënave nga kandidatët, disa kompani inovative po përqasin inteligjencën artificiale në këtë proçes.

Efiçenca e rekrutimit

Rekrutimi është një aktivitet delikat i cili ka ndikim mbi të gjithë ‘stakeholders’ të kompanisë. Startup-et e inteligjencës artificiale janë duke hequr shumë ngarkesa operacionale duke automatizuar detyrat e thjeshta dhe duke ofruar informacion më të saktë për ata që marrin vendimet. Një shembull i tillë është X.ai, i cili ndihmon në skedulimin e intervistave. ClearFit ndihmon rekrutuesit në gjetjen dhe renditjen e kandidatëve. Këto ndoshta nuk janë software “të çmëndur”, por i japin vlerë proçesit.

Efektiviteti i rekrutimeve

“Çmimi i madh” për kompanitë vjen gjithashtu me efektivitet të përmirësuar. Për këtë, kompanitë kanë nevojë për më shumë të dhëna që i lejon ata të gjejnë personin e duhur. Me çdo proçes rekrutimi, krijohet edhe një sasi e madhe të dhënash. Kur kompanitë kanë nevojë për një punonjës të ri, ata bëjnë postimin, marrin të dhënat e gjithë kandidatëve, dhe vendosin momentin e intervistimit. Në fillim të proçesit, të dy palët e fillojnë proçesin nga “0” dhe kjo shpenzon shumë kohë. Wade & Wendy adreson një asistent virtual i cili ndihmon në kalimin sa më shpejt të proçesit në fjalë.

Kur vjen puna tek kërkimi, të gjitha kompanitë kanë vështirësi të “gjuajnë” kandidatët e duhur në momentin e duhur. Textio synon të ndihmojë kompanitë të krijojnë postime efektive që mund t’i diferencojë ata. Engage Talents nga ana tjetër i lejon ata të gjejnë kërkuesit pasiv për punë. Ajo i targeton ato me mesazhe të personalizuara në momentin e duhur.

Përzgjedhja më pas ka të bëjë me momentin kur identifikohen aftësitë e secilit prej tyre. Harver është duke krijuar një mënyrë të re e cila gjeneron detyra si ata do të përballen në punë. Ansaro mbledh nga ana tjetër të gjitha të dhënat që kompania posedon, duke ndërtuar modele parashikuese që i ndihmon ata të rekrutojnë në mënyrë të mënçur.

Sfida e modelit të biznesit

Startup-et e teknologjisë mund të gjenerojnë goxha vlerë si për aplikantin ashtu edhe për kompaninë. Por, më parë ata duhet të kuptojnë se si kjo vlerë krijohet dhe të përcaktojnë modelin e tyre të biznesit. Rekrutimi është një treg me dy anë, kur vlera është e krijuar intervale kohe shumë diskrete. Kjo krijon një sfidë për kompanitë teknologjike. Ndërkohë që ata janë mësuar me mënyrën tradicionale, klientët e tyre preferojnë të paguajnë në bazë të rezultateve (për 1 proçes të suksesshëm psh.), ndryshe nga modeli SaaS. Ka disa rrugë të cilat që këto probleme të tejkalohen. Psh. duke targetuar segmentet që kanë nevojë të lartë. Ose  të krijohen produkte që mund të gjenerojnë vlerë. Investitorët dhe start up-et, parapëlqejnë më shumë një sistem në bazë komisioni.

Inteligjenca artificiale mund t’a bëjë rekrutimin më të “mënçur”

Ndërkohë që kompanitë kanë diversitet më të madh të dhënash, duhet të përpiqen të gjejnë pikat më kryesore për çdo pozicion. Proçesi i rekrutimit, “ka ngecur” në të shkuarën, në rezyme të standartizuara dhe intervistues jo asnjanës, të bazuar në opinione. Kompanitë, me të vërtetë po vuajnë nga kjo. Megjithëse jemi duke folur për njerëzit, makineritë janë të afta të ndihmojnë me të dhënat, por edhe me aplikimet. Studimet në fakt kanë dalë në përfundimin se njerëzit janë tejet të këqinj në zgjedhjen e kandidatit të duhur.

Megjithatë, edhe nëpërmjet inteligjencës artificiale jemi ende larg momentit kur makina do të zgjedhë kush do të punësohet.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0