Mbetjet plastike, rreziku që po përhapet nga toka në stomakun e krijesave ujore - Business Magazine Albania

Mbetjet plastike, rreziku që po përhapet nga toka në stomakun e krijesave ujore


Janarin e kaluar, 29 balena u gjetën të bllokuara në brigjet rreth Detit të Veriut, e cila është një zonë shumë e cekët për kafshët e egra detare. Megjithatë, detajet e nekropsisë së tyre u publikuan së fundmi dhe ajo që u zbulua i shqetësoi shumë shkencëtarët.

Lexoni: I riu Bledar Zhejani sjell në Shqipëri një sistem bujqësor pa përdorur tokën

Një njoftim për shtyp nga Parku Kombëtar i Detit të Waddens në Schleswig-Holstein njoftoi se stomakët e shumë prej balenave ishin të mbushura me mbeturina plastike, duke përfshirë copa mbeturinash plastike, një rrjetë peshkimi prej 13 metrash dhe një copë prej 70 cm nga një makinë.

Ndërsa disa besojnë se balenat i konsumonin duke menduar se ishin ushqim, si për shembull kallamarë, të tjerë pohojnë se kjo është shkaktuar kryesisht nga shpërfillja tronditëse e njerëzimit për jetën detare, e cila ka çuar në sasi të mëdha plastike në oqeane.

Robert Habeck, ministër i mjedisit për shtetin e Schleswig-Holstein, tha:

“Këto zbulime na tregojnë rezultatet e shoqërisë sonë të orientuar drejt plastikës. Kafshët pa dashje konsumojnë mbeturina plastike, gjë që i shkakton ato të vuajnë dhe në rastin më të keq, shkakton që ato të ngordhin urie me stomakun plot.”

Lexoni: Bishtat e cigareve, një rrezik që vjen në tavolinat tona

Nicola Hodgkins nga Whale and Dolphin Conservation shtoi:

“Megjithëse pjesët e mëdha shkaktojnë probleme të dukshme dhe bllokojnë zorrën, ne nuk duhet të heqim dorë nga copat më të vogla që mund të shkaktojnë një problem më kronik për të gjitha llojet e gjallesave të detit.”

Megjithatë, ky rast nuk është për fat të keq i pari, ashtu si në vitin 2011, një balenë e re u gjet teksa lundronte e vdekur në ishullin grek të Mykonos. Kur e panë stomakun e saj të fryrë, biologët menduan se kishte gëlltitur një kallamar gjigant, por ajo që gjetën ishin 100 qese plastike dhe copa të tjera mbeturinash.

Megjithatë, sipas National Geographic, balenat në këtë rast kanë ngordhur nga atak në zemër ndërsa po notonin gabimisht në Detin e Veriut, duke kërkuar për kallamar dhe duke qenë në ujëra të cekëta nuk mund të mbështetnin peshën e trupit të tyre dhe në këtë mënyrë organet e brendshme nuk arritën dot ta përballonin këtë gjë.

Lexoni: BE planifikon ndalimin e produkteve plastike

Por, zbulimi i ndotjes në stomak është i tmerrshëm dhe i trishtë. Njerëzit vazhdojnë të hedhin plastikë në tokë dhe 80% e tyre përfundojnë në oqeane dhe shpesh konsumohen nga jeta e egër.

Pavarësisht nga ndotja e oqeanit, balenat përballen me kërcënime të shumta njerëzore si dhe nga rrjetat e peshkimit.

burimi: healthyfoodhouse

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0