Apple lançon programin e zhvillimit të aplikacioneve për sipërmarrëset femra - Business Magazine Albania

Apple lançon programin e zhvillimit të aplikacioneve për sipërmarrëset femra


Apple po kërkon të mbështesë më shumë themelueset femra përmes kampit të tij më të ri të sipërmarrësit, një laborator teknologjik i përqëndruar në zhvillimin e aplikacioneve.

Kampi dy javor pa pagesë, i cili fillon në Janar, do t’i japë themelueseve femra mundësinë për të marrë një ndihmë në kodim nga inxhinierët e Apple, si dhe të marrin pjesë në sesione mbi dizenjimin, teknologjinë dhe marketingun e App Store. Idea është që të ndihmojnë ekipet të kursejnë kohën e përgjithshme të zhvillimit.

Lexoni: Startup-et e femrave në Europë, më pak akses në financim

Në mënyrë që të pranohen për të marrë pjesë, kompania duhet të jetë e themeluar nga femra, ose e bashkë-themeluar nga femra ose e drejtuar nga një femër dhe të paktën të ketë një femër në ekipin e zhvillimit.

Për kompanitë që aktualisht janë vetëm për Android, Kampi i Sipërmarrësit mund të jetë një mundësi që ata të mësojnë më shumë për ekosistemin e Apple dhe për të marrë mbështetje direkte nga krijuesit e teknologjisë. Për Apple, është një mundësi për të rritur sasinë dhe cilësinë e aplikacioneve në dyqanin e saj.

“Ne donim të përqendroheshim te femrat që tashmë kanë një biznes të bazuar tek aplikacionet dhe ne nuk kërkojmë që ato të kenë një aplikacion iOS,” tha për TechCrunch, kreu i Apple për Worldwide Developer Marketing, Esther Hare.

“Ky nuk është një inkubator ku ju vini me një ide të mirë dhe ne ju ndihmojmë të mendoni nëpërmjet saj. Tashmë idea është realizuar dhe pjesëmarrëset duan të inkorporojnë machine learning ose realitetin e shtuar, ose të përdorin disa prej teknologjive të tjera të Apple.”

Përveç kësaj, Hare parashikon që ky program të shërbejë si ndihmë që femrat të marrin më shumë fonde.

Lexoni: Edhe Apple objektiv i Trump. Presidenti amerikan: konsumatorët e Apple mund ta përballojnë taksën 10%

Apple ka bërë workshop-e të ngjashme në të kaluarën, por kjo është e para që fokusohet në kompanitë e themeluara nga femrat. Dhe përderisa kjo është specifike për femrat, Hare tha: “Ne hartuam këtë program me të gjitha minoritetet e nënpërfaqësuara, veçanërisht femrat me ngjyrë.”

burimi: TechCrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Kurdoherë që shihni një person të suksesshëm, ju shihni vetëm lavditë publike dhe asnjëherë sakrificat private që janë bërë për t’i arritur ato.”
— Vaibvah Shah
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0