Femrat më të fuqishme ndajnë këshillat më të mira të karrierës - Business Magazine Albania

Femrat më të fuqishme ndajnë këshillat më të mira të karrierës


Femrat më të fuqishme, të cilat renditen sot në listat botërore, janë pjesë e korporatave më të mëdha në industri të ndryshme që përfshijnë teknologjinë, energjinë etj.

BusinessMag në këtë artikull ndan me ju këshillat që ato japin në mënyrë që edhe ju të ndiqni gjurmët e tyre.

Karen Lynch, presidente në Aetna:
“Kur po konsideronin që të merrja një pozicion më të lartë në kompani, më thanë se duhet të shmangia veshjen me ngjyrë rozë, sepse kjo më bënte të dukesha shumë ‘vajzërore’ … Në mënyrë indirekte, më thanë se feminiteti im ishte pengesë. Pavarësisht nga kjo, kam luftuar dhe kam marrë vendin e punës që më ka takuar. Që atëherë, të veshurit me rozë ka qenë pjesë e jetës sime.”

Leanne Caret, presidente dhe CEO e Mbrojtjes, Hapësirës dhe Sigurisë pranë Boeing:
“Pa marrë parasysh se ku shkoni, mos hiqni dorë nga personi që ju jeni.”

Kathleen Murphy, presidente pranë Fidelity Investments
“Vetëm veproni. Shumë shpesh, femrat kanë një boshllëk besimi që i bën ato të pushojnë dhe të ngadalësojnë ndërsa burrat ngjiten dhe mësojnë ndërsa veprojnë.

Susan Wojcicki, CEO, YouTube, Google / Alphabet:
“Flisni, mos kini frikë të thoni se çfarë keni në mendje dhe të kërkoni atë që doni.”

Cathy Engelbert, CEO, Deloitte:
“Ngrini dorën tuaj, merrni rreziqe dhe mos u trembni, kjo është një nga pengesat më të mëdha për suksesin.”

Mary Barra, kryetare dhe CEO, General Motors:
“Mos i ndërprisni shumë shpejt degët e karrierës. Mos u largoni nga karriera duke menduar që diçka e keqe mund të ndodhë.”

Sheryl Sandberg, COO, Facebook:
“Gjithmonë ndërmerrni sfida të reja – edhe nëse nuk jeni të sigurtë se jeni plotësisht të gatshëm për to.”

Ruth Porat, SVP dhe CFO, Google / Alphabet:
“Sigurohuni që jeni duke punuar për dikë që është i gatshëm të marrë rreziqe për ju, iu jep mundësi dhe është atje për t’ju mbështetur kur gjërat bëhen të vështira. Edhe ju bëni të njëjtën gjë për njerëzit e ekipit tuaj”.

Judith McKenna, EVP dhe COO, Walmart U.S .:
“Kurrë mos kini frikë të rekrutoni njerëz më të ndritshëm se sa ju dhe mos kini frikë të rekrutoni njerëz të ndryshëm nga ju. Kjo është ndonjëherë e vështirë për t’u bërë, por tepër e fuqishme nëse doni të krijoni një ekip që është me të vërtetë efektiv.”

Marianne Lake, CFO, J.P. Morgan Chase:
“Ju jeni po aq i mirë sa ekipi që ndërtoni, prandaj jini një magnet talentesh dhe rrethojeni veten me më të mirët dhe më të zgjuarit.”

Michele Buck, presidente dhe CEO, Hershey:
“Krijoni një jetë që funksionon për ju, mund të keni një karrierë të përkryer dhe të jeni një nënë të mrekullueshme, njëkohësisht.”

Amy Hood, EVP dhe CFO, Microsoft:
“Ju nuk do të keni të njëjtin plan brenda pak viteve që keni sot. Jeta dhe prioritetet ndryshojnë, po kështu do të ndryshojnë dhe zgjedhjet tuaja.”

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0