Kompania juaj është aq e mirë sa procesi juaj i rekrutimit - Business Magazine Albania

Kompania juaj është aq e mirë sa procesi juaj i rekrutimit


Brandi i një kompanie nuk është vetëm talenti, logoja, njerëzit dhe produkti; ajo që është më e rëndësishmja është përshtypja që u lë njerëzve. Pra, përvoja e intervistimit në zyrën tuaj duhet të jetë gjithmonë pozitive, madje edhe për kandidatët që nuk përfundojnë me një ofertë pune.

Të jesh i mirë në procesin e rekrutimit është një art dhe aftësi që duhet ta praktikosh dhe t’ua mësosh të tjerëve. Të jesh i përgatitur duke menduar të gjithë procesin e punësimit është thelbësore për suksesin e një kompanie.

Lexoni: Rekrutimi: Ana tjetër e medaljes. Rregullat e mia për të dalluar një punëdhënës të keq

Kërkon mjaft kohë që të gjesh anëtarët e përkryer të ekipit dhe do të jesh gjithmonë duke mësuar, përshtatur dhe duke u përmirësuar.

Luani për të gjithë ekipin jo vetëm për veten

Përmes sporteve ju mund të mësoni se fiton skuadra më e mirë, jo individi më i mirë. Thjesht, ekipi që ndërton është kompania që ndërton. Është e rëndësishme ta mbani mend këtë gjatë procesit të punësimit, pa marrë parasysh sa kohë duhet. Kushtojini më shumë kohë përpjekjeve për të punësuar se sa të punësoni dikë me shpejt dhe në fund do ju duhet ta pushoni nga puna për performancë të ulët.

Kimia brenda ekipit është gjithashtu e rëndësishme. Kur punonjësit që veprojnë brenda një departamenti janë në sinkron me njëri tjetrin, komunikojnë hapur dhe janë të fokusuar tek transparenca, atëherë një kompani lulëzon pavarësisht sfidave. Kjo është sidomos e vërtetë për millennials në fuqinë punëtore. Ata kanë një sy të mprehtë për detajet dhe një oreks të pashembullt për transparencën, si nga kolegët e tyre ashtu dhe nga punëdhënësit; besimi është monedha e tyre kur bëhet fjalë për besnikërinë brenda kompanisë.

E gjithë kjo e bën punësimin e një anëtari të ri mjaft të rëndësishëm dhe një proces që kërkon kohë. Një punësim i gabuar mund të hedhë poshtë të gjithë ekipin. Shpesh herë kompanitë bëjnë gabime duke punësuar persona që janë jashtëzakonisht të talentuar, por nuk i respektojnë kolegët e tyre dhe kanë mësuar nga kjo se kostoja për një punësim të tillë është shumë e lartë. Ajo që fillimisht mund të duket si një situatë që mund të rregullohet çon gjithmonë në mosbesim dhe mosfunksionim të ekipit.

Punësimi nuk është vetëm puna e departamentit të Burimeve Njerëzore

Punësimi nuk duhet të vendoset në mënyrë rigoroze në supet e ekipit tuaj të BNJ. Në fund të fundit duhet të jetë përgjegjësi e menaxherit të punësimit. Menaxherët janë ata që trajnojnë, udhëzojnë dhe bashkëveprojnë me ekipet e tyre çdo ditë. Ata monitorojnë impaktin që kanë anëtarët e rinj të ekipit më shumë se çdokush dhe ata i dinë nevojat e ekipit më mirë.

Leoxni: Rudina Seseri për Forbes: Ja se si inteligjenca artificiale po ndihmon në rekrutimin e punonjësve

Edhe pse procesi duhet të udhëhiqet nga menaxheri i punësimit, shpesh herë duhet të jetë një miksim i anëtarëve të tjerë të kompanisë. Duke marrë një opinion mbi kandidatët potencialë nga anëtarë të shumtë të ekipit siguron që mendimet dhe pikëpamjet e ndryshme të konsiderohen, gjë që ndihmon në eleminimin e njëanshmërisë dhe parandalon tendencën që njerëzit të punësojnë të tjerë që i kujtojnë veten. Për hir të efikasitetit, procesi nuk mund të jetë plotësisht demokratik, pasi menaxheri i punësimit e merr vendimin përfundimisht.

Jini të kujdesshëm me trajnimet

Intervistimi dhe punësimi është një art që nuk është i natyrshëm për shumicën e njerëzve, veçanërisht atyre jashtë ekipit të burimeve njerëzore. Në shumicën e rasteve ju duhet të trajnoni menaxherët si ta bëjnë këtë në mënyrë efektive. Duhet t’u mësoni anëtarëve të ekipit se si të komunikojnë vlerat e kompanisë, si të zhvillojnë një intervistë, si të vlerësojnë kandidatët dhe të japin feedback të dobishëm. Është mjaft e rëndësishme që brenda kompanisë çdo individ të komunikojë dhe të ndajë të njëjtin informacion rreth filozofisë dhe qëllimeve të kompanisë dhe ekipit.

Duhet që të keni kujdes të veçantë në përcaktimin e vlerave të kompanisë dhe ekipit dhe të shkoni përtej aftësive profesionale. Brenda ekipit duhet të keni një përshtatje të kulturës dhe vlerave të përgjithshme të gjithësecilit.

Mos punësoni vetëm kandidatë që mund të bëjnë pak nga të gjitha

Shumë drejtues kanë tendencë të mendojnë se gjithmonë kanë nevojë për kandidatë që mund të bëjnë pak nga të gjitha. Në vend të punësimit të njerëzve që janë relativisht të mirë në pothuajse çdo gjë që ju mund të keni nevojë të bëni, identifikoni dy ose tre aftësi që janë absolutisht thelbësore për rolin – pastaj punësoni dikë që është absolutisht i aftë në ato aftësi prioritare.

Në këtë botë komplekse, me ritëm të shpejtë, gjithashtu punësoni njerëz që mund të përshtaten shpejt për të zgjidhur problemet e së nesërmes, sepse strategjia për zgjidhjen e problemeve po ndryshon vazhdimisht. Një mentalitet i tillë është i rëndësishëm në këto situata.

Përdorni mjete të dobishme për të ndihmuar në procesin e punësimit

Kur kërkoni të punësoni njerëz, ju duhet të përdorni një mori mjetesh për qëllime HR. Greenhouse është një sistem për ndjekjen e aplikantëve dhe rekrutimin që optimizon tërë procesin. Përdorimi i Glassdoor ndihmon në sigurimin e transparencës brenda dhe jashtë mureve të zyrës dhe përshtypjeve që na ndihmojnë të përmirësojmë kulturën dhe proceset tona. Textio gjeneron listat efektive të punës për ne duke përshtatur përshkrimet me fjalë kyçe specifike për të siguruar që ne mund të gjejmë personin më të mirë për punën.

Lexoni: Edlira Taga: Rekrutimet e duhura sjellin gjithmonë uljen e qarkullimit të punonjësve

Talenti brenda kompanisë suaj është pasuria juaj më e madhe dhe kur përshtatja është ajo e duhura, ndodh magjia. Qëllimi i secilit është që në fund të lejë një përshtypje sa më të mirë, qoftë në kandidatët që ftojnë për t’u bashkuar me ekipin apo për të gjithë të tjerët e intervistuar, pasi brandi juaj varet nga kjo.

burimi: qz

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0