Spark.me 2018 - Intervistë me Mark Schaefer (Folës kryesor i konferencës spark.me)

Spark.me 2018 – Intervistë me Mark Schaefer (Folës kryesor i konferencës spark.me)


Në datat 26 dhe 27 Maj u organizua spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të biznesit / internetit në Europën Juglindore në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi. Konferenca është organizuar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që është në ngarkim të domain-it kombëtar të internetit të Malit të Zi.

Nën sloganin “Use your Spark, illuminate the world”, konferenca dy ditore mblodhi në Budva mbi 500 pjesëmarrës dhe 13 folës nga e gjithë bota.

Lexoni: Çfarë ndodhi në spark.me 2018? Konferenca që mblodhi mbi 450 pjesëmarrës në Budva

Mark Schaefer, strategu i marketingut për mediat sociale na tregoi përse strategjitë e vjetra të marketingut nuk po funksionojnë më.

“Ne nuk i shohim më reklamat. Edhe nëse i shohim, nuk i besojmë. Për të tërhequr vëmendjen, duhet që marka jonë të jetë sa më njerëzore dhe sa më pranë audiencës dhe nevojave të tyre. Duhet të krijojmë përmbajtje të vlefshme, që ata ta shpërndajnë me miqtë e tyre.”

Për të ndjekur intervistën ekskluzive me Mark Schaefer ndiqni videon më poshtë:

/BusinessMag.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0