Bie Instagram, rrjeti social me probleme - Business Magazine Albania

Bie Instagram, rrjeti social me probleme


Siç edhe është parë nga të gjithë përdoruesit e Instagram, rrjeti social ka patur probleme gjatë orëve të fundit. Janë vetë përdoruesit që kanë raportuar këtë problem, pasi e kishin të pamundur të rifreskonin përditësimet në faqen e tyre.

Problemi u bë i dukshëm globalisht rreth orë 7 të darkës. Instagram thotë se po punon për të rregulluar aplikacionin pasi pati probleme duke i lënë përdoruesit e mediave sociale të acaruar.

Ndërsa arsyeja për rrëzimin mbetet e paqartë, 61% e njerëzve kanë pasur probleme me News Feed, 23% thanë se problemi ishte me loginin dhe 14% thanë se kishin probleme me website-in, sipas Mirror UK.

Mesa duket ky problem ka prekur përdoruesit në mbarë botën. Harta e mëposhtme tregon vendet e prekura nga ky problem që përfshijnë Amerikën, Mbretërinë e Bashkuar dhe një pjesë të Europës.

Disa përdorues raportuan se shërbimi tashmë është në rregull, por disa funksionalitete të tij duke përfshirë edhe IGTV kanë pasur probleme.

burimi: thesun

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0