Shefi i Facebook Mark Zuckerberg u kërkoi falje ligjvënësve të Bashkimit Europian për një përhapje masive të të dhënave, në përpjekjen e tij të fundit për të justfikuar skandalin që ka tronditur rrjetin më të madh social në botë.
Zuckerberg pranoi të takohej me krerët e Parlamentit Europian për t’iu përgjigjur pyetjeve se si konsultimi politik i Cambridge Analytica në mënyrë të parregullt mbajti të dhënat personale të 87 milionë përdoruesve të Facebook, duke përfshirë deri në 2.7 milionë në BE.
Lexoni: Skandali i Facebook, Mark Zuckerberg përballet me parlamentin Europian
Në fjalën e tij të hapjes, Zuckerberg tha se “u bë e qartë gjatë dy viteve të fundit që ne nuk kemi bërë sa duhet për të parandaluar mjetet që ne vetë kemi ndërtuar, të përdoren në dëm të njerëzve”.
Shfaqja e Zuckerberg në Bruksel vjen tre ditë përpara hyrjes në fuqi të rregullave të reja të BE-së për mbrojtjen e të dhënave. Kompanitë do të jenë subjekt i gjobave deri në 4% të xhiros globale për shkeljen e tyre.
Zuckerberg refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve specifike mbi përdorimin e të dhënave nga Facebook, shërbimin e mesazheve të WhatsApp që ka më shumë se një miliard përdorues ditorë dhe bllokimin e reklamave të targetuara. Siç bëri me një seri pyetjesh nga ligjvënësit e SHBA muajin e kaluar, Zuckerberg tha se do t’i dërgonte përgjigjet më vonë.
Megjithatë, disa zyrtarë europianë duan një drejtim më të ashpër për firmat e mëdha të teknologjisë.
Lexoni: Ja përse nuk do të heqësh dorë asnjëherë nga Facebook, sipas shkencës
Pajtimi i Facebook me rregullat e reja të të dhënave nga BE do të monitorohet nga afër, ashtu si dhe përpjekjet e tij për të trajtuar përhapjen e lajmeve të rreme përpara zgjedhjeve parlamentare europiane vitin e ardhshëm.
Zuckerberg do të vazhdojë takimin me Presidentin francez Emmanuel Macron, por deri më tani ai nuk ka pranuar të paraqitet para ligjvënësve britanikë.
/Independent
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.