CEO i Microsoft, Satya Nadella: "E ardhmja që po krijojmë është një zgjedhje që po e bëjmë vetë" - Business Magazine Albania

CEO i Microsoft, Satya Nadella: “E ardhmja që po krijojmë është një zgjedhje që po e bëjmë vetë”


CEO i Microsoft, Satya Nadella, dha një përgjigje filozofike të Enjten për sfidat e mëdha me të cilat po përballen aktualisht kompanitë teknologjike, duke nënvizuar parimet udhëzuese që ai dhe firma e tij po ndjekin.

Duke folur përpara një audience në konferencën VivaTech në Paris, ai tha se inteligjenca artificiale (AI) është “teknologjia përcaktuese e kohës sonë”.

Në vend që të kemi frikë nga ngritja e kësaj teknologjie, e cila mund të jetë diçka që tejkalon edhe aftësitë njerëzore, Nadella tha se zhvilluesit e tij dhe rivalët e tyre ndjekin një sërë vlerash dhe parimesh njerëzore që udhëheqin zgjedhjet që ata bëjnë.

“E ardhmja që ne po shpikim është një zgjedhje që ne po bëjmë, jo diçka që po ndodh vetë,” tha ai.

Shefi ekzekutiv i Microsoft mbuloi tema si privatësia e të dhënave dhe sulmet kibernetike në fjalimin e tij. Ai u bashkua me Presidentin francez Emmanuel Macron të Mërkurën në eventin “Tech for Good” krahas CEOs së Facebook, Mark Zuckerberg, Virginia Rometty e IBM dhe Brian Krzanich i Intel Corp. Tema e privatësisë ka bërë mjaft tituj lajmesh këtë vit me Facebook, në veçanti, të përfshira nga skandali i Cambridge Analytica.

“Kur mendojmë për përgjegjësinë, le të mendojmë për privatësinë, në 25 maj bota do të ndryshojë me GDPR – ne tani do të duhet të veprojmë duke pranuar se privatësia është një e drejtë e njeriut,” tha ai, duke theksuar rregullat e reja të BE që do të vijnë në fuqi.

Lexoni: Samsung hap Qendrat Globale të IA në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Rusi

Nadela theksoi se të gjitha rregullat që janë në thelb të GDPR kompania do i zbatojë në çdo pjesë të botës me të cilët veprojnë. Përsa i përket sigurisë dhe sulmeve kibernetike, Nadella tha se janë qytetarët dhe bizneset e vogla që kanë më së shumti ndikim.

Fokusi në mbrojtjen e privatësisë dhe përgjegjësinë për të bërë mirë u përsërit nga shefi ekzekutiv i Cisco Systems, Chuck Robbins, i cili e cilësoi GDPR – Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të BE-së – “si diçka për t’u patur shembull”, duke folur me Karen Tso të CNBC në të njëjtin event.

“Të gjithë mund të debatojnë për detajet, por unë mendoj se ka qenë një proces shumë pozitiv për ne,” tha Robins, i cili kryeson konglomeratin e teknologjisë shumëkombëshe me më shumë se 70,000 punonjës në mbarë botën. “Unë duartrokas atë që po ndodh këtu dhe jemi të lumtur që jemi të përgatitur për ditën që GDPR bëhet realitet.”

Zhvilluesi i pajisjeve hardware dhe pajisjeve të telekomunikacionit kohët e fundit krijoi një politikë privatësie në lidhje me këtë çështje.

Robbins gjithashtu vuri në dukje IA-në si mjetin e vetëm me të cilin kompanitë mund të përballojnë në mënyrë efektive kërcënimet e sotme të sigurisë, duke theksuar se nuk do të ketë “asnjë mënyrë tjetër”. Duke folur për IA dhe përpunimin e të dhënave algoritmike, ai tha se do të ketë gjithnjë e më shumë çështje të lidhura me të, sepse kjo është mënyra e vetme që do të zgjidhin çështjen e kërcënimeve kibernetike.

“Për çdo teknologji që ndërtojmë ne duhet të bëjmë një hap mbrapa dhe të kuptojmë përgjegjësinë që kemi,” tha Robbins, duke theksuar nevojën për të vepruar me përgjegjësi.

burimi: CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0