Samsung dhe Disney Krijojnë Emojit Magjike për Galaxy S9 e S9+

Samsung dhe Disney Krijojnë Emojit Magjike për Galaxy S9 e S9+


Seul, Kore – 16 Mars 2018 – Samsung Electronics Co., Ltd. dhe Disney po sjellin në jetë personazhet aq shumë të dashura të Disney si Emoji AR për Galaxy S9 dhe Galaxy S9+. Duke filluar që sot, përdoruesit e Galaxy S9 dhe Galaxy S9+ do të kenë mundësinë të përdorin personazhet klasike të Disney – Mickey Mouse dhe Minnie Mouse – direkt nga telefoni i tyre për të krijuar mesazhe të personalizuara. Për herë të parë, këto personazhe po vijnë në jetë në një realitet të shtuar për komunikim dhe mesazhe. Personazhe nga filmat e preferuar të Disney përfshirë The Incredibles, Zootopia dhe Frozen do të shfaqen gjatë gjithë vitit.

“Duke zgjeruar personazhet dhe historitë në platforma të reja dixhitale, ne po krijojmë përvojat e përditshme të Disney kudo që shkon audienca jonë dhe jemi në gjendje të tërheqim brezat e rinj,” tha John Love, Zëvendës President pranë Disney Consumer Products dhe Interactive Media. “Emojit AR të Disney ofrojnë një qasje inovative për përmbajtjen në smartphone Galaxy S9 dhe S9+ dhe një mënyrë argëtuese për të sjellë magjinë në mesazhe.”

“Me më shumë se 6 miliardë Emoji të dërguar çdo ditë, qëllimi ynë për zhvillimin e Emoji ishte të siguronim një mënyrë zbavitëse dhe emocionuese për të komunikuar dhe një mënyrë të re për të sjellë imazhe të animuara në jetë,” tha Younghee Lee, CMO dhe Zëvendës-President Ekzekutiv pranë Samsung Electronics. “Ne e dinim se nuk kishte partner më të mirë për t’u bashkuar se sa Disney – krijuesi i disa prej personazheve më të dashur në histori – për të bërë Emojit tona AR fytyrat më të lumtura në tokë dhe t’u japim përdoruesve tanë qasje në personazhet më të njohura për t’i ndarë me miqtë e tyre në platforma të ndryshme.” Duke filluar nga data 16 Mars, përdoruesit me smartphone Galaxy S9 dhe S9+ mund të shkarkojnë personazhe Disney nga modaliteti AR Emoji në kamerën e tyre.

Duke u lançuar së bashku me Galaxy S9 dhe S9+, Emojit AR u lejojnë përdoruesve të krijojnë mesazhe të personalizuara për t’i dërguar tek miqtë. Emojit AR përdorin teknologjitë “deep learning” dhe njohjen e fytyrës për të bashkuar më shumë se 100 tipare të fytyrës për të prodhuar një kopje 3D, duke u mundësuar përdoruesve të krijojnë mesazhe argëtuese dhe të personalizuara për t’ua dërguar miqve të tyre. Emojit AR ofrojnë 18 stickera duke përdorur formatin standard AGIF, në mënyrë që të mund të ndahen lehtësisht me këdo, pavarësisht se çfarë lloj smartphoni kanë. Kur përdoruesit gjejnë një Emoji AR që e pëlqejnë, ata mund ta ruajnë atë në “Always On Display”, në mënyrë që të mund ta shijojnë sa herë që shohin në telefonin e tyre.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0