Elon Musk dështon vazhdimisht, por ja si e kthen ai dështimin në sukses

Elon Musk dështon vazhdimisht, por ja si e kthen ai dështimin në sukses


Elon Musk lançon raketa, zotëron makina elektrike dhe njëkohësisht përpiqet të kolonizojë Marsin. Si i tillë, ai nuk është i huaj me humbjet e afateve dhe pengesat. Ja se si themeluesi i Tesla dhe SpaceX merr në zotërim dështimet e tij dhe mëson prej tyre.

  1. Mësoni si të bëni me pak

“Arsyeja që përfundova të isha inxhinieri apo projektuesi kryesor nuk ishte për shkak se e doja këtë, por për shkak se nuk mund të merrja askënd tjetër. Askush nuk do të bashkohej. Kështu që përfundova duke u bërë i tillë,” tha Musk për ditët e para të SpaceX në një fjalim të vitit 2017 në Australi.

Lexoni: Cili është sekreti i liderëve të suksesshëm?

  1. Mos i hiqni sytë nga qëllimi

“Herën e parë që mora një javë pushim, raketa Orbital Sciences shpërtheu …,” tha Musk gjatë një interviste televizive më 27 Shtator të vitit 2015. “Mësova që të mos merrja më një javë pushim.”

  1. Hera e pestë është një mrekulli (të paktën për lançimin e Falcon I)

“Ka një ide pa kuptim që dështimi nuk është një opsion në NASA. Dështimi është një opsion këtu. Nëse gjërat nuk po dështojnë, ju nuk jeni mjaft inovativë,” tha Musk në një intervistë të vitit 2005 me Fast Company.

  1. Kujdes nga arroganca

“Gabimi që kemi bërë me Modelin X është se ne vendosëm menjëherë shumë gjëra të mëdha në një produkt. Në retrospektivë, do të kishte qenë një vendim më i mirë për të bërë më pak gjëra …” u tha Musk investitorëve më 10 Shkurt të 2016.” Unë mendoj se ekziston pak arroganca me X.”

  1. Vendosni pritshmëri

Ekziston një “shans vërtetë i mirë që Falcon Heavy nuk është në orbitë, por unë do ta konsideroj edhe këtë si një fitore, të jem i sinqertë,” tha Musk në një konferencë korrikun e vitit 2017. Raketa u lançua me sukses në Shkurt.

  1. Nëse doni diçka të bërë mirë, bëjeni vetë

Një furnizues i baterisë bëri një gabim, duke vonuar dërgimin e Model 3 të Tesla. “Ne kishim për të rishkruar të gjitha programet nga zeroja … Kjo më bëri që të shpenzoja shumë netë në Gigafactory që të punoja për të,” u tha Musk investitorëve Tetorin e kaluar.

Lexoni: Elon Musk fshin faqet e tij nga Facebook pas lëvizjes #deletefacebook

  1. Nëse gjithçka tjetër dështon, thjesht pranoni që nuk jeni një person deadline-i

“… Ne po ndërtojmë anijen e parë për në Mars apo anijen e parë ndërplanetare dhe mendoj se do të mund të bëjmë udhëtime dhe fluturime të shkurtra nga gjysma e parë e vitit të ardhshëm,” tha Musk në SXSW më 11 mars 2018. Ai shpejt shtoi, “Edhe pse ndonjëherë, afatet e mia kohore janë pak, epo ju e dini tashmë…”

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0