Një ICO është një mënyrë inovative për të mbledhur para nga publiku duke përdorur të ashtuquajturat ofertë fillestare xhitoni ose shitje xhitoni. Në një ICO një biznes, individ lëshon një xhiton dhe i vendos ato për shitje në këmbim të parave si euro apo zakonisht monedha virutale si bitcoin ose etherum.
Lexoni: Edhe Shqipëria me tregtues të monedhës virtuale. Ja cilët janë ata dhe çmimet e tregtimit
“ESMA u tërheq vëmendjen investitorëve për rrezikun e lartë të humbjes së gjithë kapitalit të tyre të investuar pasi që ICO-të janë investime shumë të rrezikshme dhe spekulative. Çmimi i monedhës është zakonisht mjaft i paqëndrueshëm dhe investitorët mund të mos jenë në gjendje t’i rikompensojnë luhatjet për një periudhë të gjatë,” thuhet në njoftimin e shpërndarë nga ESMA.
Një tjetër rrezik i rëndësishëm lidhet me faktin se, në varësi të mënyrës se si ato janë të strukturuara, ICO-të mund të veprojnë jashtë kuadrit të veprimit të ligjeve dhe rregulloreve të BE-së dhe në këtë rast investitorët nuk mund të përfitojnë nga mbrojtja që këto ligje dhe rregullore japin për ta. ICO-të janë gjithashtu të ndjeshme ndaj rrezikut të mashtrimit apo pastrimit të parave.
Autoriteti Evropian i Tregjeve dhe Letrave me Vlerë, ESMA ka vërejtur një rritje të shpejtë të ICO-ve në nivel europian dhe global dhe është i shqetësuar se investitorët mund të mos jenë në dijeni të rreziqeve të larta që ata po ndërmarrin kur investojnë në ICO.
Lexoni: Estonia hedh idenë e monedhës virtuale shtetërore “estcoins”
Më tej, ESMA është e shqetësuar se firmat e përfshira në ICO mund të kryejnë aktivitetet e tyre pa u pajtuar me legjislacionin përkatës të BE-së.
burimi: ata.gov.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.