Sipërmarrësit më të pasur në botë ndajnë sekretet për një martesë të suksesshme

Sipërmarrësit më të pasur në botë ndajnë sekretet për një martesë të suksesshme


Martesa kërkon shumë përkushtim. Por këto çifte vërtetojnë shprehjen se pas një burri të sukesshëm qëndron një grua e fortë dhe e përkushtuar, pra e suksesshme.

Atëherë si ja kanë dalë emrat më të mëdhenj në fushën e biznesit të menaxhojnë marrdhëniet e tyre ndërkohë që drejtojnë kompani gjigande?

Përgjigjia është, varet. Asnjë marrdhënie nuk është e njëjtë dhe çifte të ndryshme përdorin strategji të ndryshme për të ruajtur shkëlqimin e tyre.

Njerëzit më të pasur të planetit Jeff Bezos dhe Bill Gates ja kanë dalë të jenë të martuar prej 20 vitesh.

Hidhini një sy disa strategjive që kanë përdorur disa prej emrave më të mëdhenj në fushën e biznesit për marrëdhëniet e tyre.

Barazia dhe bashkëpunimi janë dy pika të forta për çdo martesë. Por kur Bill dhe Melinda Gates fillimisht filluan të takoheshin, ata nuk ishin në të njëjtën fushë. Ai ishte drejtori ekzekutiv dhe themeluesi i Microsoft-it, ndërsa ajo ishte një menaxhere produktesh në kompani. Melinda më vonë tha se marrëdhënia me burrin e saj prej 23 vjetësh ka ndryshuar me kalimin e kohës.

“Na u desh të ndryshonim për të qenë të barabartë,” tha ajo për Fortune. “Nuk është diçka që ndodh brenda natës, por ne jemi të dy të përkushtuar ndaj marrdhënies tonë.” Sot, çifti drejton së bashku organizatën e tyre filantropike.

Shumë analistë besojnë se Amazon është në rrugën për t’u bërë kompania e parë një bilionë dollarëshe. Gjithsesi, themeluesi i Amazon Jeff Bezos dhe gruaja e tij noveliste MacKenzie kanë “një familje normale, shumë të lidhur me njëri tjetrin, dhe kjo është thuajse jonormale,” sipas Vogue.

Deri në vitin 2013, MacKenzie i çonte vet fëmijët në shkollë dhe Jeff në punë me Hondën e tyre. Edhe sot, CEO i Amazon asnjëherë në planifikon takime në mëngjes sepse këtë kohë ai ja dedikon gruas së tij prej 24 vitesh. Gjatë një interviste me vëllain e tij Mark, ai ka thënë se nuk e kontrollon telefonin kur është me familjen e tij. Të qenit i thjeshtë është objektivi kryesor i marrdhënies Bezos.

Warren Buffet kryetari i Berkshire Hathaway nuk ka bërë një dasmë tradicionale. Në vitin 2006 ai u martua me Astrid Menks, dy vite pas vdekjes së grua së tij të parë Susan. Ata shkon shumë mirë më njëri tjetrin dhe shkënmbenin kartolina urimi gjatë festave midis tyre Warren, Susan, dhe Astrid.

Edhe pse nga jashtë kjo marrdhënie mund t’ju duket e çuditshme nga jashtë, ajo funksionoi për ata që ishin të përfshirë në të. “E pazakonta nuk është detyrimisht diçka e keqe,” thotë vajza e Buffett, Susie Buffettt për New York Times. “Më shumë njerëz duhet të kenë martesa të pakushtëzuara.”

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0