Meliha Zyberaj dhe Roza Ndoci prezantojnë biznesin e tyre - Business Magazine Albania

Meliha Zyberaj dhe Roza Ndoci prezantojnë biznesin e tyre


Meliha Zyberaj & Roza Ndoci prezantojnë biznesin e tyre ku synojnë të punësojnë 50 gra.

Meliha Zyberaj dhe Roza Ndoci, morën pjesë tek “Do You Have An Idea?” me idenë e tyre për punimin e veshjeve kombëtare, mbulesave të tavolinave me dorë për të mbajtur gjallë kulturën e esnafeve. Qëllimi për të cilin kishte ardhur në emisionin “Do you have an idea?” ishte financimi për blerjen e një makinerie e cila do të ndihmonte në uljen e kostove të punimeve.

BM: Përshëndetje Znj. Meliha dhe Znj. Roza. Së pari a mund të na bëni një prezantim të shkurtër të vetes tuaj?

Unë jam Roza Ndoci dhe vij nga fshatrat e Shkodrës. Kam 25 vite që merrem me artizanat, me artin e pëlhurave dhe tezgjahut. Gjatë gjithë kësaj kohe kam punuar së bashku me familjen time dhe kemi marrë pjesë në shumë aktivitete, evente dhe panaire që organizohen në kuadër të biznesit tonë.

Unë jam Meliha Zyberaj nga Vau i Dejës, Shkodër. Para viteve ’90 jam marrë me qëndisjen me dorë të jorganëve. Mbas viteve ’90 bleva një makinë qepëse dhe mora zanatin e qëndisjes, ndërsa në vitin 2004 arrita të blej një makinë me kompjuter. Kam marrë pjesë në panaire të ndryshme , nëpër trajnime si në Shqipëri ashtu edhe jashtë. Kam bërë dhe kurse në Qendrën e Formimit Profesional. Tani jam duke trajnuar disa gra dhe vajza në tezgjah, makinë qepëse, në qëndisje, punime me grep etj.

BM: Ishte hera e parë që e prezantonit idenë tuaj? Çfarë iu shtyu të bëheshit pjesë e “Do you have an idea”?

Ishte hera e parë që morëm pjesë në një emision si “Do you have an idea?” dhe për mendimin tim formati ishte shumë i mirë. Ishte një kënaqësi edhe pse nuk fituam. Duke qenë se zona jonë është mjaft e varfër dhe gratë e vajzat janë të papuna menduam që të bënim diçka jo vetëm për vete, por edhe për to me këtë pjesëmarrje.

BM: Shkurtimisht në çfarë konsiston ideja juaj e biznesit? Sa kohë ka që është funksionale?

Ideja jonë ka 3 vite që është e liçencuar dhe konsiston në qëndisje, qepjen e veshjeve kombëtare, punimeve me grep etj. Për momentin janë një grup grash që punojnë në shtëpitë e tyre dhe punimet i marrim dhe i tregtojmë nëpër panaire të ndryshme. Jemi munduar t’i ndihmojmë me aq sa kemi patur mundësi.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 35 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

Në Dhjetor të vitit të kaluar arritëm të fitonim një projekt me GIZ-in gjerman. Aty dola fituese dhe fituam rreth 20.000 €, të cilat do shkojnë për blerjen e një makine qepëse me 14 koka. Për momentin kam filluar të punësoj ato vajza dhe gra që kanë bërë trajnimet e para.

BM: Po në ndonjë projekt tjetër keni marrë pjesë?

Kemi marrë pjesë tek AIDA, ku kam fituar një grant prej 5 milionë lekësh. Ajo ishte dhe shtysa që unë fillova punën, bleva makineritë dhe bazën materiale.

BM: A keni një dyqan fizik apo operoni me shitjen online të punimeve tuaja? A bëni shitje jashtë kufijve të Shqipërisë?

Kemi dy dyqane fizike në Vaun e Dejës, në Shkodër, tek njëra kemi pjesën e punishtes ku bëjmë punimet dhe në tjetrën i shesim. Punimet tona i shesim dhe me anën e Facebook-ut, i cili na ka ndihmuar shumë me shitjet online. Jashtë Shqipërisë bëjmë gjithashtu shumë shitje. Kemi qenë dhe panairin që organizohet në Pazarin e ri ku një lokal i Elbasanit na bëri një porosi mjaft të vlefshme.

BM: Cili është produkti më i shitur nga ato që bëni?

Veshjet kombëtare dhe çarçafët, por çdo produkt ka specialitetin e vet dhe të veçantat e saj.

BM: Sa të punësuar keni aty? A planifikoni ta rritni biznesin?

Për momentin kemi dy të punësuar, por kemi në plan të punësojmë rreth 10 gra. Në të ardhmen kemi ndër mend ta rritim numrin e të punësuarve deri në 50 gra. Vajzat e reja janë shumë të afta të merren me këtë profesion, pasi është një zanat që mësohet shumë shpejt.

BM: Duke qenë se e njihni tregun dhe keni kohë që operoni në këtë mjedis, si mendoni a janë të interesuar shqiptarët për këto punime, apo potenciali i blerjeve është jashtë kufijve?

Edhe brenda Shqipërisë kemi shumë porosi, por dhe jashtë njerëzit janë shumë të interesuar për këto punime. Kemi bërë një porosi në Amerikë me vlerën 2.000 € dhe tani jemi në negociata me një zonjë nga Turqia, e cila dëshironte veshje kombëtare. Vendet që kërkojnë më shumë janë Amerika, Kosova, Maqedonia, Belgjika, Turqia.

BM: Ruajtja e traditës është diçka shumë e rëndësishme për brezat e ardhshëm. Ju këtë keni patur në mendje kur krijuat biznesin tuaj apo ka patur ndonjë arsye tjetër?

Kemi patur në mendje pjesën e punësimit, por sigurisht që dhe pjesa e traditës është shumë e rëndësishme. Kemi vënë re që ruajtja e traditës dita ditës po humbet, sidomos tek brezat që po vijnë, tek të rinjtë. Janë shumë të rrallë të rinjtë që duan të ruajnë atë.

BM: A ka ndonjë projekt të ngjashëm me tuajin? Nëse po, cili është avantazhi juaj?

Ka shumë, por ne mundohemi të ruajmë motivet, orgjinalitetin dhe të kemi materiale mjaft cilësore. Veshjet origjinale kombëtare kushtojnë shumë. Një veshje e Tropojës kushton rreth 1 milionë e gjysëm lekë, po ashtu dhe ajo e zones së Lumës.

BM: A është ofruar dikush që të investojë ose sponsorizojë biznesin tuaj pas prezantimit në “Do you have an idea”?

Këtu mund të përmendim një rrobaqepsi e cila ka bërë një porosi edhe pse e përkohshme. “Do you have an idea?” ka bërë të mundur që të njihemi dhe të na kërkojnë persona të ndryshëm për porosi.

BM: Pavarësisht se ideja juaj u replikua nga juria dhe nuk mundët të kalonit në fazën tjetër, çfarë planesh keni për të ardhmen e biznesit tuaj? 

Ne duam ta realizojmë këtë mision që kemi nisur. Një femër është e zonja që t’ia dali, e ndihmuar apo jo dhe jam e vendosur që do të punësoj deri në 50 gra të zonës.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 35 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0