Planet e zhvillimit përfshijnë një qendër të re tregtare prej 45,000 m2, një bllok rezidencial dhe një qendër zyrash. Investimi total i kompanisë është planifikuar të jetë reth 180 milionë euro në një periudhë prej 5-7 vjetësh, duke krijuar mijëra vende të reja pune. Kompania deklaron se qendra tregtare do të jetë ajo që do të ndërtohet dhe zhvillohet fillimisht, e më pas apartamentet dhe qendra e zyrave do të ndërtohen përgjatë 5 – 7 viteve të ardhshme. Grupi Balfin është aksioneri më i madh i Skopje East Gate Real Estate Development dhe ky projekt do të zhvillohet më tej në të ardhmen me pjesëmarrjen e investitorëve lokal dhe ndërkombëtarë.
Lexoni: Vjen në Tiranë projekti më madhështor dhe modern nga Grupi Balfin dhe Kastrati Group
Grupi Balfin ka zhvilluar me sukses Skopje City Mall, një qendër tregtare, e cila u shit vitin e kaluar një investitori të huaj, duke shënuar transaksionin më të madh imobiliar në tregun e kapitaleve në Maqedoni.
Grupi Balfin është një ndër Grupet private më të mëdha investuese në rajon, portofoli i të cilit përfshin investime në qendrat tregtare, zhvillime të zonave rezidenciale dhe tregtare si dhe aktivitete të shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, Jumbo dhe dyqane Fashion.
Nisur nga suksesi i Skopje City Mall dhe dëshirës së madhe për të përhapur më shumë retailers në Maqedoni, hapja e një qendre të re tregtare u vlerësua si një mundësi investimi mjaft e leverdisshme, financimi i së cilës do të mbulohet nga ortaket e SEG në bashkëpunim me institucione financiare lokale dhe ndërkombëtare.
Qendra do të ndërtohet në 2 nivele me rreth 2500 vende parkimi nëntokësore. Vendndodhja dhe madhësia e qendrës së re paraqet baza solide, ku përveç markave ekzistuese në treg do të ketë edhe marka të reja ndërkombëtare. Së bashku me qendrën tregtare, zona e re me sipërfaqe ndërtimi prej 100 000 m2 për banesa të reja, është planifikuar të ndërtohet përgjatë 5 viteve të ardhshme.
Lexoni: Grupi Balfin shtrin investimet dhe zgjeron influencën e tij në kontinentin amerikan dhe atë aziatik
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto