Komentet në Facebook së shpejti mund të postohen me sfond me ngjyrë - Business Magazine Albania

Komentet në Facebook së shpejti mund të postohen me sfond me ngjyrë


Së pari ishin statuset që mund të bëheshin me ngjyra – ato postime të tmerrshme, të shëmtuara, shpesh me pjerrësi që shfaqen në murin tuaj në Facebook – por menduam se të paktën komentet tona në Facebook janë të sigurta.

Lexoni: Kujdes nga ky virus i ri në Facebook Messenger

Epo mesa duket jo më. Duket se Facebook po teston komente me background me ngjyrë.

Së pari ky ndryshim i ri i Facebook është nxjerrë nga “The Next Web” të Mërkurën. Ky funksionalitet i lejon përdoruesit të zgjedhë një nga ngjyrat ose tone të ndryshme për sfondin e komenteve ashtu si statuset.

Aktualisht duket se është i disponueshëm vetëm në pajisjet mobile dhe vetëm në pak përdorues.

komentet

Por fakti që Facebook po teston këtë funksion të ri nuk do të thotë se do të jetë në dispozicion për të gjithë. Ne kemi pyetur Facebook, por nuk kemi marrë përgjigje akoma.

Lexoni: Facebook ndryshon dizajnin, ja risitë

Por le të jemi të sinqertë: Ky funksionalitet do të shndërrohet në një përdorim masiv dhe do të jetë i tmerrshëm. Ja ku po iu paralajmërojmë.

burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0